Rrjeti 5G, Kosova ka nevojë për Izraelin dhe SHBA-të më shumë se kurrë

Izraeli dhe SHBA-të vetëm se kanë implementuar një teknologji të tillë në vendet e tyre dhe përvoja e kësaj teknologjie është e pakrahasueshme më teknologjitë e deritanishme.


Nga Albion Bikliqi
CEO dhe Co-Founder @ CISTCK

Kosova mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në rajon duke bashkëpunuar ngusht me Izraelin në implementimin e rrjetit 5G, rrjet ky i cili i ndihmon jo vetëm organizatave private por edhe atyre publike që të jenë në trend me zhvillimet e fundit Globalisht.

Hapat të cilat qeveria në Republikën e Kosovës duhet t’i ndërmerr që të mundësoj një ambient relaksues dhe mundësi të punësimit të shumë të rinjëve është të miratoi ligje të cilat i mundësojnë dhe i lehtësojnë kompanive private të bashkëpunojnë me qeverinë (model ky Amerikan). Duke filluar me ligjin për e-commerce fillimisht dhe më pastaj të vazhdoj me implementimin apo miratimin e ligjeve të cilat mundësojnë ndërrimin e rrjetit të komunikimit, dhe partnerë më të mirë për të bërë këtë e ka Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Izraeli dhe SHBA-të vetëm se kanë implementuar një teknologji të tillë në vendet e tyre dhe përvoja e kësaj teknologjie është e pakrahasueshme më teknologjitë e deritanishme.

Çka do të përfitonte Kosova me këtë veprim? Përfitimet janë shumë të mëdha, numër një lidhja edhe më e fortë e Kosovës me Izraelin dhe SHBA-të, përfitimi i dytë do të ishte angazhimi i shumë kompanive në implementimin e teknologjisë dhe si rrjedhojë shumë vende pune. Do të mund të ishim lider në rajon për përvojën e mirë dhe eksperiencën ë cilën do mund ta ndanim edhe me shtetet tjera në rajon.

Nuk po them se ne jemi të përgatitur për një gjë të tillë, me ekspert apo edhe me kompani të cilat do të ishin të gatshme të implementojnë menjeherë, por ama jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të veprojmë së bashku me kompanitë të cilat kanë përvojë neë SHBA dhe Izrael.

Kuadrot do t’i përgatisnim për një kohë të shkurtë duke bashkëpunuar ngusht me Universitetin e Tel Aviv i cili është lider për shkollimin e gjeneratave të reja për Tekonologjinë. Kështu së bashku do të implementonim teknologjinë në vende të ndryshme ku do të ishte nevoja.

Kosova ka potencial me burime njerëzore dhe vullnet për këtë besoj shumë, Kosova mund të investojë në rininë e saj për të përgatitur kuadrot në këtë trend të zhvillimit teknologjik.

Në kompaninë tonë CISTCK kemi ekspert tanimë të mekatronikës, zhvillues të sistemeve komplekse me algoritme të së ardhmes, por besoj se ka edhe shumë të tjerë disa të përgatitur e disa të gatshëm që të përgatiten. Për këtë arsye po e potencoj edhe një herë se bashkëpunimi mes Kosovës, Izraelit dhe SHBA-ve është më se i doemosdoshëm.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.