Diplomacia punon në heshtje për njohjen Izrael-Kosovë

Burime të dyfishta të gazetës “Izraeli Sot” nga Jeruzalemi dhe Prishtina konfirmuan jo vetëm procesin e përshpejtuar, por edhe detaje nga formulimi final i njohjes së shumë dhe të mirëpritur.


Të gjithë ata, që nuk e njohin mjaftueshëm “botën e nëndheshme” të diplomacisë dhe janë më të ambientuar zhurmën që prodhon politika, kanë të drejtë të mendojnë për një ngadalësim të procesit të njohjes reciproke midis Izraelit dhe Kosovës.

Në fakt, shtabet diplomatike të dy vendeve po punojnë intensivisht me kontakte dhe komunikime të rregullta ditore, për të finalizuar procesin e njohjes që do të kulmojë me një ceremoni dinjitoze.

Burime të dyfishta të gazetës “Izraeli Sot” nga Jeruzalemi dhe Prishtina konfirmuan jo vetëm procesin e përshpejtuar, por edhe detaje nga formulimi final i njohjes së shumë dhe të mirëpritur.

Kosova ishte vendi i vetëm i Ballkanit që nuk ishte njohur nga Izraeli, deri para 4 shtator 2020, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i vendosi në tavolinë për firmë kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, njohjen reciproke me të gjitha atributet që rrjedhin nga marrëveshjet diplomatike dypalëshe.

Marrëveshja e firmosur në shtëpinë më të rëndësishme të botës, Shtëpinë e Bardhë, është një fitore gjeopolitike e shumëfishtë për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu për shtetin e fuqishëm të Lindjes së Mesme.

Mesazhi publik i Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, drejtuar popullit të Kosovës me rastin e aktivitetit e të organizuar në Prishtinë me rastin e Vitit të Ri Hebraik, Rosh Ha’Shana 5781, rikonfirmoi qëndrimin zyrtar të Shtetit të Izraelit, të shprehur me një fjali historike të njeriut që pritet të firmosë njohjen zyrtare: “Në këtë Vit të Ri, unë i shtrij dorën time të miqësisë popullit të Kosovës”.

Tashmë marrëdhëniet historike – Kosova shpëtoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore – janë të përkthyer në marrëdhënie diplomatike.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Abdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani kanë ritheksuar vullnetin për marrëdhënie të plota me Jerusalemin, përfshirë lidhjet ekonomike dhe vendosje e selisë diplomatike në kryeqytetin e Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, një njohës i mirë i gjeopolitikës botërore dhe vlerësues për atë që kanë bërë shqiptarët për hebrenjtë  dhe Ministria e Jashtme e Izraelit, e cila realizon në praktikë të gjitha modalitetet që nevojiten për të formuluar njohjen zyrtare, të shkruar në vetëm pak radhë, kanë kompletuar mesazhet diplomatike ndaj një vendi që e njohin si të barabartë, ashtu si edhe Republikën e Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi gjatë mbedhjes së përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë se, njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi. Biseda 30-minutëshe u fokusua në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, ndërkohë që diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, Ines Demiri, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.

Ndërsa vullneti politik midis dy vendeve është rikonfirmuar disa herë, në selinë më të larta të dy shteteve janë duke u përpunuar aktet e formalizmit të nevojshëm në korrespodencën diplomatike dhe arkivore.

 

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.