“Toka e premtuar” Izraeli njohu Republikën e Kosovës, “Tokën Dardane”

Efektet e marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Uashington dhe njohja e Kosovës (Tokën Dardane) nga Izraeli, dhe kthimi i reciprocitetit të Republikës së Kosovës për njohjen e Jerusalemit kryeqytet prodhuan një efekt jashtëzakonisht të madh si për diplomacionë rajonale ashtu edhe në atë globale. – Nga Nënkolonel Fatos Haziri, Doktor i Shkencave Juridike.


Nga Nënkolonel Fatos Haziri
Doktor i Shkencave Juridike

Efektet e marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Uashington dhe njohja e Kosovës (Tokën Dardane) nga Izraeli, dhe kthimi i reciprocitetit të Republikës së Kosovës për njohjen e Jerusalemit kryeqytet prodhuan një efekt jashtëzakonisht të madh si për diplomacionë rajonale ashtu edhe në atë globale.

Kosova me territor dhe si pozicion gjeopolitik është përdorur e mund të përdorej për pasoja më të rënda gjeopolitike në Rajon që do të cenonin jo vetëm sigurinë e paqen në Ballkan, sepse edhe ashtu Ballkani s’ka qenë kurrë i sigurt, por edhe duke prekur ekuilibrat botëror duke cenuar si fillim Europën.

Fatos Haziri ka qenë në vizitë studimore në Izrael nga data 1-10 shkurt 2008, në seminarin me temë: “Shpëlarja e parave” organizuar nga TAIEX dhe Administrata Tatimore dhe Doganat e Izraelit.
Fatos Haziri ka qenë në vizitë studimore në Izrael nga data 1-10 shkurt 2008, në seminarin me temë: “Shpëlarja e parave” organizuar nga TAIEX dhe Administrata Tatimore dhe Doganat e Izraelit.

 

Por cka dua të theksoj me këtë shkrim, janë ngjajshmëritë dhe dallimet midis Izraelit dhe Kosovës:

Izraelitët dhe shqiptarët janë një ndër kombet më të persekutuara në historinë e njerëzimit.
Janë perndjek, vrarë, ushtru gjenocid. Për shkak të mbijetesës janë detyruar me emigru nga tokat e tyre (“toka e premtuar”- Izraelit dhe “Tokën Dardane” – Kosova) dhe me u shpërnda nëpër botë. Miqësia mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk është zhvilluar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët në Shqipëri e Kosovë hapën dyert për hebrenjtë e përndjekur nga regjimi nazist.

Shumica absolute e profeteve në Tora, Bibël, Kuran janë Jahudi bile edhe Jezu Krishti është Jahudi qëështë vrarë në Jeruzalem. Përderisa nga Kombi shqiptar kemi pasur 4 Papatë(Papa Saint Eleutherius (175-189), Papa Saint Caius (283-296), Papa John IV (640-642) Papa Clement XI (1700-1721)[1]dhe një shënjëtore Shën Tereza.[2]

Rreth 60 shteteve Islamike në botë, me mbi një milion km2 territor i pengon vetëm  shteti Izraelit  me pak më shumë se 20,000km2. E ngjajshme është edhe për Kosovën ku disa shtete Serbia, dhe   disa shtete tjera ende ju pengon realiteti i ri– shteti i Kosovës por jo edhe Izraelit i cili nuk harroi përkrahjen e shqiptarëve përgjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtjen e popullit izraelit. Bashkësia hebraike, e njohur zyrtarisht si bashkësi fetare në Shqipëri dhe Kosovë, do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga shteti Shqiptar dhe i Kosovës dhe institucionet e tyre në ushtrimin e hebraizmit në vendet tona.[1]

Izraeli pati Personalitetin i tij karizmatik David Ben Gurion që fitoi adhurimin e masave populiste izraelite që më vonë u nderua si “Ati i Kombit”.Ndërsa, Kosova kishte personalitetin po aq karizmatik Ibrahim Rugova i cili veproi me urtësi, mençuri dhe intelekt për krijimin dhe përkrahjen e miqve perëndimor për Pavarësinë e Kosovës.

Njohja zyrtare e bashkësisë hebraike në Shqipëri dhe Kosovë janë tregues të qartë jo vetëm të marrëdhënieve shumë të mira miqësore e tradicionale, që ekzistojnë midis vendeve tona, por shërbejnë për forcimin tyre, si dhe për konsolidimin dhe avancimin mes popujve dhe qytetërimeve. Izraelitët janë kombi që ka dhënë më së shumti për njerëzimin me zbulime të dobishme për njerzimin si në shkencë, mjekësi, filozofi, religjion, ekonomi, teknologji, financa, po ashtu edhe nga ne kemi dy çmime NOBEL Ferid Murati për mjekësi dhe Shën Tereza me mundësi për të tretin në Letërsi nga Kadareja.

Gjatë luftës së Kosovës për Çlirim nga Serbia, 1998-1999 ne kemi pas ndihmën shumë të madhe tështetit Izraelit dhe Lobit izraelit në botë e sidomos nga SHBA, ku kanë pas pozita kyqe, vendimmarrëse në establishmentin politik, financiar dhe ushtarak të SHBA-së, në favor të ndërhyrjes ushtarake në mbështetje të çlirimit të Kosovës. Po ashtu gjatë Luftës së Dytë Botërore janë Shqiptarët që kanë ndihmuar izraelitët në masë të madhe duke i shpëtu nga vrasjet massive.E kjo është shenjë, që tregon se të gjithë e duan paqen, duke e kuptuar se nuk është slogan, por se e kanë për zemër. E ky është aspekt shumë pozitiv, që ngjall shpresa të mëdha! Nuk mund të fillojë e të mbarojë vetëm këtu, në Jeruzalem Prishtinë apo Tiranë. Urojmë që kjo lëvizje për paqen të bashkojë miliona njerëz.

Theksim i Kosovës si vend me shumicë myslimane nga Kryeministri Benjamin Netanjahu, është bërë vetëm për qëllimet gjeopolitike të theksuar më sipër dhe nuk ma asgjë në thelb në lidhje me besimin mysliman të shqiptarëve. Andaj mund të vijmë në përfundim se Besimi fetar është një raport personal e social nuk është shqetësues, por nëse përdoret ose keqpërdoret për interesa gjeopolitike dhe kthehet në model të politikave shtetërore, atëherë shqetësimi është serioz.

Pra, përdorimi i termit “vend mysliman” nuk ka qenë kundër nesh, por ka qenë një sinjal për të tjerët që duan të përdorin fenë për të na sunduar ashtu siç kanë bërë në të kaluarën.

Një argument interesant që lexova në “Jerusalem Post”: Duke qenë se Serbia ka qenë në të njëjtën dhomë ku është nënshkruar marrëveshja që parasheh njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli, ajo, në mënyrë të heshtur dhe indirekte, është pajtuar vetë me Pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu rikthehemi, përfundimisht drejt Perëndimit Si përfundim I tërë kësaj është se Izraeli vendosi historinë në vendin e vet me njohjen e Kosovës.

Fatos Haziri ka qenë në vizitë studimore në Izrael nga data 1-10 shkurt 2008, në seminarin me temë: “Shpëlarja e parave” organizuar nga TAIEX dhe Administrata Tatimore dhe Doganat e Izraelit.
Fatos Haziri ka qenë në vizitë studimore në Izrael nga data 1-10 shkurt 2008, në seminarin me temë: “Shpëlarja e parave” organizuar nga TAIEX dhe Administrata Tatimore dhe Doganat e Izraelit.

 

Dallimet midis Izraelit dhe Kosovës

Inovacionet, Izraelit ka numrin më të madh kompanive të krijuara në raport me popullsinë dhe kjo dominon në sferën e hitech, gjë që tregon për shpirtin shumë të zhvilluar të ndërmarrësisë. Përveç kësaj, motivi i lartë për punë e dallon këtë vend në raport me të tjerët. Izraeli është shteti i parë në botë sa i përket buxhetit që ndahet për kërkim dhe zhvillim (në raport me BPV-në). Që nga themelimi Izraeli kishte 7 luftëra si dhe probleme të shumta, përfshirë edhe embargo të ndryshme etj. E krijuan shtetin pa ndihmën e asnjë ushtari të huaj dhe i fituan edhe luftërat duke pasur për bazë konceptin se “duhet ta mbrojmë vetveten”, (Izraeli është një nga shtetet e pakta në botë me shërbim ushtarak të detyrueshëm mbi 18 muaj dhe ku shpenzimet për mbrojtjen janë në nivel të 10 % të BPV-së). Izraeli është shumë i varfër me minerale, naftë dhe gaz, pothuajse nuk ka fare as resurse të tjera. Në këto rrethana siç do të thoshte presidenti Shimon Peres, i vetmi kapital që kishim në dispozicion ishte ai njerëzor, por edhe kurajën e madhe që rrethanat disfavorizuese t’i kthenim në favorin tonë.

Kështu, p.sh. është interesante mënyra e krijimit të industrisë së aviacionit të Izraelit në fillim të viteve të pesëdhjeta. Kur kjo ide u paraqit për herë të parë në Qeveri shkaktoi reaksioni dhe kundërshtime të ashpra. Gjendja ekonomike në atë kohë ishte e rëndë dhe vendi nuk mund t’i siguronte mjaftueshëm madje as vezët dhe qumështin. Bile një nga ministrat kryesor të Qeverisë refuzoi me një arsye logjike duke thënë: Në sot nuk mund të prodhojmë as biçikleta, e lërë më të ëndërrojmë për këtë industri. Mirëpo vendimi u mor dhe kjo industri filloi zhvillimin e saj nëpërmjet krijimit të ndërmarrjes shtetërore e cila shpejt arriti të bëhet punëdhënëse shumë e madhe. Sot industria e aviacionit e Izraelit është lider global në këtë fushë (kishte filluar me blerën e avionëve të vjetër e të përdorur, riparimin e tyre dhe renovimin e tyre). Ky rast është ilustrativ (ka edhe shumë raste të tjera identikë brenda historikut të zhvillimit të ekonomisë izraelite) sepse tregon mënyrën e duhur të veprimit në rastin e ndërmarrjeve të rëndësishme dhe të vendimeve të mëdha. Edhe pse në marrjen e këtij vendimi nuk kishte një shumicë që e votonin, sidoqoftë ata nuk i penguan ata që e arsyetuan këtë duke i besuar gjykimit dhe konceptit të tyre, (e ideatori kryesor i këtij koncepti ishte Shimon Peres, edhe pse në atë kohë në një funksion jo shumë të lartë shtetëror). Jo vetëm njerëzit, por edhe kombet e shtetet mësojnë nga njëri-tjetri, në njërën anë duke mos përsëritur gabimet, në anën tjetër duke i marrë përvojat pozitive.

Izraeli është një rast nga ku të tjerët mund të mësojnë shumë gjëra dhe se si edhe rrethanat më të pavolitshme më punë mund jo vetëm të eliminohen, por edhe të kthehen në përparësi.

Andaj këto veçori nga Izraeli duhet të jenëorientim me vizion në çështjet më kryesore, të cilat meritojnë vëmendjen e politikës sonë, rinisë, patriotëve, bashkërendimin me interesat e faktorit ndërkombëtar, gjithnjë në mbrojtje të interesave Kombëtare.

Rritja e influencës në rajonin Ballkanit Perendimor duhet të jetë në fokus të avancimit dhe zhvillimit strategjik të Kosovës në faza afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtëra.
Mbrojtja e interesat kombëtare, duhet të jetëguri i themelit dhe burim i fuqisë kombëtare.
Një shtet i fortë, që mbron interesat kombëtare në rajon ku duhet të vendosen prioritetet si:
Krijimi i Qendrës së Studimeve Strategjike dhe Interesimi mbi rritjen e fuqisë eknomike;

Mbështetje e Republikës së Kosovës, drejt një shteti të fortë e të begatë;

Mbështetja e shqiptarëve në Serbinë Jugore;

Mbështetja për shqiptarët në Malin e Zi;

Avancimi dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë Veriore;

Respektimi i të drejtave të komuniteteve dhe pakicave në trojet shqiptare; dhe

Fokus i potencialeve të Diasporës shqiptare në zhvillimin kombëtar;

Model i sigurisë për Kosovën do duhej të ishte Izraeli -parakushtet për krijimin e shtetit të fortë dhe stabil

Para së gjithash duhet bërë analizën SWOT dhe ti vendosim prioritetet e ato janë: siguria, rendi dhe siguria publike, zbatimi i ligjit  dhe një sistem të avancuar gjyqësor që e bën diferencën.dhe të gjitha këto vlerësoj se duhet pasur model shtetin e izraelit i cili vlerësoj se ka arritur këto objektiva në mënyrë fantastike i cili krahas zhvillimit ekonomik para së gjithash arriti të bëjë diferencën më punën, krijimin dhe avancimin në sektorin e sigurisë.

Këto ngjajshmëri që pati Izraeli kohëve të fundit të gjitha barrierat që kishin me shtetet arabe arritën disa marrëveshje paqeje në fillim kishin me Egjiptin dhe Jordanin pastaj së fundi me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein-in dhe priten të tjera vende të vazhdojnë vendosjen e paqes në rajonin e lindjes së afërt, kështu që gradualisht tejkaluan dallimet dhe rreziqet e kërcënimet që kishin midis tyre dhe vendeve arabe. E Njëjta duhet të ndodh edhe me Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për të cilat pati një fillim në Bruksel por që mori një hov në Uashington më 4 shtator 2020 ku u arritën disa marrëveshje në ekonomi dhe do ketë impakt edhe në aspektin politik, ekonomik, arsimor,diplomatik, energji, ambient dhe pothuajse në të gjitha sferat e jetës në krijimin e sigurisë në rajon.

Elementi shqiptar në kryeshtetin e Dytë

Përderisa shteti shqiptar ka bërë progres të theksuar në anëtarësimin në OKB, NATO, OSBE dhe ka për afrim në negociata për anëtarësim në BE ështëkoha që Kosova si kryeshteti I dytë shqiptar të investoj në siguri dhe në teknologji që avancojnë përparësitë në rajon nga kërcënimet dhe rreziqet e jashtme dhe të brendshme dhe modeli izraelit do ishte përparësi e madhe me qëllim që të forcoj në radhë të parë shtetin por edhe të kontribuoj në paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit perendimor.

Çka presim në Kosovë nga Izraeli dhe partaneriteti midis dy vendeve

Dihet se Izraeli vend sakrificës, i shkencës dhe inovacionit, është vendi i ëndrrave dhe i realizimeve me një fjalëështë shembull në botë, andaj me njohjen reciproke presim bashkëpunim në shumë fusha si: siguri, edukim posaçërisht bashkëpunim midis Universiteteve në shkëmbimin e përvojave dhe shkëmbim programesh akademike dhe në shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve vizitor, teknologji, buqjësi dhe investimet e kompanive izraelite në Kosovë.

Para së gjithash ofrimi i shërbimeve dhe qarkullimi i njerëzve dhe kapitalit do jetë një impakt shumë pozitiv në Kosovë.

Partneriteti politiko – ekonomik midis Kosovës dhe Izraelit do jetë në fokus të dy vendeve, dihet mirëfilli se Kosova është vendi i parë evropian që njohu Jerusalemin – Kryeqytet të Izraelit, tjetër është potenciali i Kosovës është rinia e saj e cila ka rini me vizion dhe vlera properendimore, shembuj janë arti, sporti, muzika me emra si: Arta Dobroshi, Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Haxhi (Robin) Krasniqi, Fadil Vokrri, Aziz Salihu, Lah Nimani, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Lorik Cana etj.

***
Burime:

[1]https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_pap%C3%ABve

[2]Më 4 shtator 2016 u bë shenjtërimi i Nënë Terezës.

[3]http://www.archivioradiovaticana.va/storico/2011/09/13/krye_rabini_i_izraelit__yona_metzger_viziton_shqip%C3%ABrin%C3%AB/alb-520261

***
Rreth autorit Fatos Haziri

Autori ka qenë në vizitë studimore në Izrael nga data 1-10 shkurt 2008, në seminarin me temë: “Shpëlarja e parave” organizuar nga TAIEX dhe Administrata Tatimore dhe Doganat e Izraelit.
Është doktor i shkencave juridike në Universitetin “Hasan Prishtina”
Punon që nga viti 2000 në Policinë e Kosovës, aktualisht mban gradën nënkolonel.
Po ashtu është professor i angazhuar në Akademia e Kosovës për Siguri Publike (Ligjëron lëndët: Siguria e Informacionit dhe Policimi dhe autorizimet policore) dhe nëKolegjin UBT në programin Juridik lëndën (Kriminaliteti Kompjuterik)
Shkrimi është autorial dhe nuk shpreh direkt pikëpamjet e organizatës ku punon.

Rezultati në pak sekonda, Izraeli zbulon testin e Covid përmes pështymës

Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më…

IZRAEL

Insulina orale, ekipi izraelit fillon provat përfundimtare për t’u bërë i pari në botë

Një kompani izraelite, Oramed Pharmaceuticals, ka filluar testet në fazën përfundimtare të insulinës së saj orale, duke bërë ofertën për…

SHQIPËRI

Albert Ramaj: Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë

Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë - Nga Albert Ramaj

KOSOVA

Universiteti i Gjakovës: Konkursi ndërkombëtar për statujëzën “Menorah e së Ardhmes” në bashkëpunim me Izraelin

Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" fton të studentët, Alumni dhe Anëtarë të Personelit Akademik të marrin pjesë në Konkursin garues…

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler: Ja përfitimet e Shqipërisë nga Forumi i Antisemitizmit!

Rezoluta per Anti-semitizmin, flet për televizionin informativ Fax News, Ambasadori Izraelit ne Shqiperi, Noah Gal Gendler

MILIARDERËT

“Djemtë e artë”, katër hebrenj në dhjetë më të pasurit e botës

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, kryeson listën hebreje me një vlerë neto prej 85 miliardë dollarësh, i ndjekur nga gjiganti…

SPYZONE

Izraeli prodhon raketën me precizion të lartë dhe të pazbulueshme

Dy kompani të mëdha izraelite të armëve projektuan një raketë të re me precizion të lartë ajër-tokë që mund të…