Ministri i Bahreinit: Kompanitë izraelite janë të mirëpritura, njëlloj si ato gjermane apo saudite

Ministri i Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit i Bahreinit, Zayed bin Rashid Al Zayani tha të enjten se produktet izraelite nga Bregu Perëndimor, Jeruzalemi lindor dhe Lartësitë Golan mund të etiketohen “Prodhuar në Izrael” (Made in Israel).


Ministri i Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit i Bahreinit, Zayed bin Rashid Al Zayani tha të enjten se produktet izraelite nga Bregu Perëndimor, Jeruzalemi lindor dhe Lartësitë Golan mund të etiketohen “Prodhuar në Izrael” (Made in Israel).

Në një vizitë zyrtare të një delegacioni tregtar në vend, ai vazhdoi, “Pa hyrë në detaje dhe linjat kufitare, produktet ose shërbimet izraelite … do të trajtohen si izraelite”, raportoi The Jerusalem Post.

“Ne do t’i njohim ata si produkte izraelite,” shtoi ai.

Al Zayani shpjegoi se edhe pse vendi i tij do të etiketonte produkte nga ajo që ndërkombëtarisht konsiderohet territor i diskutueshëm, shumica e tregtisë midis dy vendeve nuk do të përbënte domosdoshmërisht produkte të prekshme, por më tepër mallra dhe shërbime nga sektori i teknologjisë së Izraelit.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara së fundmi anuluan udhëzimet e mëparshme për etiketimin e produkteve izraelite në Bregun Perëndimor, duke i ndryshuar ato nga “të bëra në Bregun Perëndimor” në “Made in Israel”, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë një politikë të veçantë të etiketimit.

“Ne do t’i trajtojmë Izraelin dhe kompanitë Izraelite si ne i bëjmë kompanitë Italiane ose Gjermane ose Saudite,” tha ministri. “Izraelitët janë po aq të mirëpritur sa çdo kompani tjetër ndërkombëtare në Bahrein.”

Gjatë vizitës, Al Zayani u takua me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, Ministrin e Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe Ministrin e Ekonomisë Amir Peretz.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.