Alarmohet Irani, shfaqet baneri misterioz në Teheran: “Thank you Mossad”

Mesazhi i shfaqur në rrugët e kryeqytetit iranian ishte me sa duket në lidhje me vrasjen e fundit të shkencëtarit të lartë iranian bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh.

Në atë që mund të konsiderohet vetëm një pamje e mrekullueshme, një banderolë që falënderonte agjencinë spiune izraelite, “Mossad”, së bashku me një flamur izraelit u pa në një urë për këmbësorët mbi një rrugë shumë të populluar në kryeqytetin iranian, Teheran, të hënën.

Një fotografi dhe video e banderolës dhe flamurit u shpërndanë masivisht në mediat sociale. Mesazhi ishte shkruar në anglisht dhe thoshte thjesht: “Thank you Mossad” (“Faleminderit Mossad”).

Mesazhi me sa duket i referohej vrasjes së fundit të shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra më 27 nëntor në qytetin Absard në lindje të Teheranit.

Autoritetet iraniane kanë akuzuar Izraelin se qëndron pas vdekjes së Fakhrizadeh. Zyrtarë të lartë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike kanë kërcënuar se do të hakmerren me ushtrinë.

Përdoruesit në internet ishin të shpejtë për të theksuar se rruga, në të cilën ishte vendosur banderola e pazakontë, mban emrin e ish-komandantit të ForcaveQuds, Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm raketash amerikane në Bagdad më 3 janar 2020.

Lagjja ku u vendos banderola konsiderohet e klasës së mesme të lartë, e arsimuar dhe me prirje liberale.