Kreu i Center of Jewish Impact, Robert Singer: Shqiptarët përkrahës të hebrenjve dhe Izraelit

Robert Singer, kryetari i Qendrës së Ndikimit Hebre, në letrën dërgua kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, shkruan, se dëshiron që të përcjellë vlerësimet më të mëdha ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vendimin e saj historik në lidhje me miratimin e Përkufizimit mbi Anti-Semitizmin sipas Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.


Në kuadër të veprimtarive për Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi ka komunikuar këtë të martë, më 26 janar 2021, vendimin e Asamblesë për aderimin në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement), duke miratuar Përkufizimin e përdorshëm për Antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (Insternational Holocaust Remembrance Alliance – IHRA).

Në një letër drejtuar z. Robert Singer (Chairman Center of Jewish Impact Senior Advisor to the Combat Anti-Semitism Movement) dhe shkëlqesisë së tij z. Noah Gal Gendler, ambasador i Shtetit të Izraelit në Tiranë, z. Skënder Gjinushi, në emër të Akademisë së Shkencave, i informon ata se forumi më i lartë vendimmarrës i ASH-së, në mënyrë të njëzëshme vendosi të miratojë propozimin e Kryesisë për aderimin e këtij institucioni në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement), duke miratuar Përkufizimin e përdorshëm për Antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (Insternational Holocaust Remembrance Alliance – IHRA), si në vijim:
Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, që mund të shprehet në formën e urrejtjes ndaj tyre. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj; dhe/ose ndaj pronës së tyre; ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të bashkësisë hebraike (IHRC, Bukuresht 26 maj 2016).

Në letrën e përgjigjes që z. Robert Singer, kryetari i Qendrës së Ndikimit Hebre, i dërgon zotit Gjinushi, shkruan, se dëshiron që të përcjellë vlerësimet më të mëdha ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vendimin e saj historik në lidhje me miratimin e Përkufizimit mbi Anti-Semitizmin sipas Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Dhe më tej vazhdon: “Ndërkohë që fatkeqësisht ne akoma jemi dëshmitarë të valës në rritje të Anti-Semitizmit si dhe të urrejtjes në shoqëritë tona, Shqipëria, ndër të parat vende, mban qëndrim kundër këtyre fenomeneve kaq të rrezikshme. Ky vendim i jashtëzakonshëm dëshmon vendosmërinë e shqiptarëve për të luftuar në emër të tolerancës dhe përkrahjes ndaj hebrenjve dhe Izraelit, si dhe dëshmon qëndrimin në krah të aleatëve të vet. Duke parë këtë hap kolosal nga një akademi kaq prestigjioze si Juaja, shpresojmë shumë që institucione të tjera akademike të ndjekin shembullin tuaj, duke pasur parasysh ndikimin dhe rolin pozitiv që ka një akademi drejt shoqërisë civile”.

Në emër të Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre), si dhe të Combat Anti-Semitism Movement (Lëvizjes për Luftën kundër Anti-Semitizmit), më lejoni t’ju përgëzoj për iniciativën tuaj dhe të të gjithë pjesëtarëve të përfshirë në të. Ne do të qëndrojmë së bashku në vazhdimin e kësaj detyre të rëndësishme, në qëllimin e përbashkët drejt një bote më të mirë për ne dhe brezat e ardhshëm.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike