Universiteti i Gjakovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak – hebre Norbert Jokl, e organizuar nga Kosovo Jewish Organization (KJO) dhe nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.


Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak – hebre Norbert Jokl, e organizuar nga Kosovo Jewish Organization (KJO) dhe nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i përshëndeti të pranishmit dhe u tha se “kjo ngjarje tashmë është bërë tradicionale për universitetin, duke i kushtuar rëndësi të veçantë përkujtimit të kësaj dite jo vetëm për komunitetin hebre, por për mbarë njerëzimin, kjo ngjarje është e pakrahasueshme për nga tmerri e dhimbja, duke ndjerë obligim moral e shpirtëror, përkujtimin dhe lavdinë mbi të”. Njëherit theksoi rolin e rëndësishëm të shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë, përfaqësues të institucioneve lokale në Gjakovë, përfaqësues të bashkësive fetare, studiues, profesorë dhe studentë. Ndërsa, Ambasadori izraelit në Maqedoni, Dan Oryan, përmes një video mesazhi ka përshëndetur dhe falënderuar për organizimin, duke shpjeguar rolin, rëndësinë dhe vlerat e përkujtimit të Holokaustit.

Pjesëmarrësit dëgjuan kumtesat për albanologun austriak – hebre Norbert Jokl, të Prof. Dr. Anton N. Berisha nga Universiteti i Kalabrisë dhe të Prof. Dr. Skender Asani nga Instituti për trashëgimi kulturore të shqiptarëve, nga Shkupi.

Ngjarja u përcoll me performancë orkestrale nën dirigjimin e Prof. Kastriot Sada.

Në fund, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ndau certifikata për pjesëmarrësit e trajnimit për përfitimin e njohurive mbi Holokaustin.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.