SHBA: Urime Izraelit dhe Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur zyrtarizimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë si një ditë historike.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur zyrtarizimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë si një ditë historike.

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook, duke përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ka cituar një pjesë të deklaratës së Departamentit të Shtetit lidhur me këtë ngjarje “Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Urime #Kosovë & #Izrael”.

Ndërsa, Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate në Twitter, e ka quajtur ditë historike vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Urime Izraelit dhe Kosovës për krijimin zyrtar të marrëdhënieve diplomatike – një ditë historike. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më tej paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, shkroi Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Edhe ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur të mrekullueshme ditën e sotme, kur Kosova dhe Izraeli vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Grenell, përmes një postimi në Twitter, u shpreh mirënjohës ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ish-presidentit Donald Trump dhe sekretarit të ri amrikan të Shtetit Antony Blinken.

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera. /ABC/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.