Osmani telefonon Levin: Kosova dëshiron bashkëpunim me Izraelin në shumë fusha

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit, i ka thënë të martën homologut të saj izraelit, Yariv Levin se pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, të dyja këto shtete do të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin në shumë fush


Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit, i ka thënë të martën homologut të saj izraelit, Yariv Levin se pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, të dyja këto shtete do të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin në shumë fusha.

Osmani e ka falënderuar Levin për vendimin e shtetit të tij për ta njohur shtetin e Kosovës, duke shfaqur shpresën se hapja e këtij kapitulli të ri do të jetë mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve në shumë sfera. Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Izraelin i ka konsideruar të rëndësisë strategjike.

Osmani ka thënë se shteti i Kosovës me njohjen nga Izraeli e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar, teksa ka shfaqur shpresën se veprimin e këtij shteti ta ndjekin edhe shtetet e tjera mosnjohëse.

Në cilësinë e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Osmani ka potencuar rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke e pas parasysh faktin se legjislativi kosovar tashmë ka krijuar Grupin e Miqësisë me Izraelin.

Më tej, në këtë bisedë telefonike, u.d. Presidetnja Osmani i ka thënë z.Levin se Kosova do ta mbështes çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit.

“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Izraelit, z.Yariv Levin, në fund të kësaj bisede telefonike e ka ftuar u.d. Presidenten Osmani për një vizitë në Izrael në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin, në të cilin thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Ministri izraelit, Ashkenazi ka thënë se të dyja shtetet po bëjnë histori, raporton REL.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë lajm, derisa Bashkimi Evropian e ka konsideruar fatkeq, vendimin e Kosovës për hapje të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.