Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin viziton Izraelin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, mbërriti në Izrael të dielën, ndalesa e tij e parë në një udhëtim dyditor në vendin e Lindjes së Mesme.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, mbërriti në Izrael të dielën, ndalesa e tij e parë në një udhëtim dyditor në vendin e Lindjes së Mesme.

“Pres të kemi diskutime serioze me miqtë tanë izraelitë mbi çështjet e sigurisë rajonale. E vlerësoj se Izraeli është një partner kryesor strategjik”, shkruante Sekretari Austin në Twitter.


Zoti Austin është anëtari i parë i nivelit të lartë i kabinetit të Presidentit të SHBA-së Joe Biden që shkon në Izrael që nga njoftimi i administratës amerikane për rigjallërimin e bisedimeve për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Sekretari Austin është planifikuar të takohet me homologun e tij izraelit Benny Gantz të dielën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka qenë një kritik i vendosur i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe mirëpriti tërheqjen e ish-Presidentit Donald Trump për paktin.

Javën e kaluar, zoti Netanyahu tha se një marrëveshje me Iranin “do të hapte rrugën për armët bërthamore – që kërcënojnë zhdukjen tonë.”

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka njoftuar përurimin e 164 centrifugave IR-6 për prodhimin e uraniumit të pasuruar, si dhe centrifugave prove për pasurimin e uraniumit në kompleksin Natanz të Iranit, në një ceremoni të transmetuar nga televizioni shtetëror./VOA/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.