Deputeti Edmond Spaho: Hamas organizatë terroriste, Shqipëria të veprojë sipas interesit kombëtar!

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë : Hamas eshte organizate terroriste. Synimi i drejtuesve te tyre eshte te mbajne pushtetin ne zonat e kontrolluara palestineze. Jane kriminele dhe te korruptuar.


Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edmond Spaho, në reagim të tij në rrjetet sociale në lidhje me protestën në Tiranë të një grupi njerëzish në mbështetje të Palestinës, tha se “Hamas eshte organizate terroriste. Synimi i drejtuesve te tyre eshte te mbajne pushtetin ne zonat e kontrolluara palestineze. Jane kriminele dhe te korruptuar. Palestina nuk e njeh Kosoven, e quan pjese te Serbise”.

“Kur do na vijne mente dhe te veprojme sipas interesit kombetar?”, shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

Shume mire qe protestohet per ata qe vriten ne Palestine. Cdo jete njerezore eshte e cmuar. Po jetet e femijeve, grave dhe burrave izraelite a nuk jane njelloj te cmuara?

Para se te ndermarrim veprime ne krah te njeres apo tjetres pale duhet te dime:

1. Hamas eshte organizate terroriste. Synimi i drejtuesve te tyre eshte te mbajne pushtetin ne zonat e kontrolluara palestineze. Jane kriminele dhe te korruptuar. Ju intereson statukuoja pa zgjidhje per ceshtjen palestinese sepse keshtu ju zgjatet sundimi mbi popullin palestinez. Ata filluan kete konflikt sepse kane humbur mbeshtetjen midis palestinezeve te thjeshte per shkak te korrupsionit dhe mungeses se alternativave per zgjidhjen e konfliktit me izraelitet.

2. Izraeli eshte e vetmja demokraci funksionale ne rajon. Te gjitha shtetet arabe jane diktatura qe shtypin popujt e tyre duke ruajtur statukuone dhe konfliktin me Izraelin.

3. Hamas dhe organizata te tjera palestineze nuk kane asnje alternative per zgjidhjen e konfliktit mbi 70 vjecar me Izraelin, pervecse zhdukjen e shtetit izraelit. Izraeli ka pranuar zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e shtetit palestines. Hamas dhe PLO duan ta zhdukin Izraelin. Kush eshte ne kete rast fajtor per konfliktin qe zgjat pafundesisht?

4. Palestina nuk e njeh Kosoven, e quan pjese te Serbise. Izraeli e ka njohur Kosoven dhe ka vendisur marredhenie diplomatike me te. Perse ne duhet te jemi kaq zemergjere dhe te perkrahim ata qe nuk na njohin dhe na quajne serbe?

Kur do na vijne mente dhe te veprojme sipas interesit kombetar?

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike