Noah Gal Gendler: Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, po bën një punë të shkëlqyer!

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler. intervistë me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip”


“Ambasada shqiptare në Izrael po bën një punë mjaft të mirë duke e treguar Shqipërinë”, kështu u shpreh ambasadori i Izraelit në Shqipëri, zoti Noah Gal Gendler. Në bisedën me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip, diplomati i huaj tha se izraelitët janë mjaft të interesuar të njohin Shqipërinë.

Rudina Xhunga: Zoti ambasador, unë kam qenë disa herë në Izrael, për të intervistuar Amos Oz, shkrimtarin e madh që nuk jeton më, David Grossman i cili është gjallë, por ka humbur djalin gjatë një lufte me Izraelin. Gjithashtu dhe shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare kur ai u nderua me çmimin e Jeruzalemit. Gjithashtu kam ftuar gazetarë izraelitë, në Berat kryesisht për të njohur historinë nëpërmjet muzeut Solomon. Kjo do të doja të ishte e dyanshme. Do të doja që gazetarët në Izrael ta tregonin Shqipërinë.

Ambasadori i Izraelit: Unë mendoj që gazetarët izraelitë e tregojnë Shqipërinë. Por kjo së pari është një detyrë e ambasadës shqiptare, që në fakt po bën një punë të mirë. Unë mendoj se duke sjellë më sa më shumë izraelitë në Shqipëri, kjo do të ndodhë vetvetiu. Dhe në fakt izraelitët janë shumë të interesuar për vendin tuaj.Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, zoti Bardhyl Canaj po bën një punë shumë të mirë.

 

Një raketë ra shumë pranë ambasadës shqiptare në Tel Aviv. Unë besoj se zoti Canaj ndjehet shumë i mirëpritur në Izrael dhe në fakt në vendin tonë të thuash që je shqiptar, mund ta thuash me shumë krenari”, u shpreh ambasadori i Izraelit në Shqipëri, i ftuar në Dritare Tv. Kujtojmë raketat e Hamasit sulmuan shumë pranë ndërtesës së Ambasadës Shqiptare të shtunën e kaluar./L.F-dritare.net

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.