David Barnea: Mossad e ka të qartë misionin e tij në Iran!

Deklarimet e shefit të ri të Mosadit u bëjnë jehonë atyre të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili tha në ngjarje se nëse zgjedhja është midis fërkimit me Shtetet e Bashkuara ose ballafaqimit me kërcënimin ekzistencial iranian, Izraeli do të detyrohet të përplaset me “mikun tonë të madh”.


Nga JNS dhe IHL Staff

“Sfidat tona të sigurisë janë shumë të mëdha dhe në krye të listës është Irani,” tha Drejtori i agjensisë së inteligjencës Mossad, David Barnea, në ceremoninë e betimit të martën.

“Ne duhet ta themi me zë të lartë dhe të qartë: Irani po punon në këtë moment për të realizuar ëndrrën e tij bërthamore nën mbulesën e mbrojtjes ndërkombëtare,” vuri në dukje ai. “Nën mbrojtjen e marrëveshjes [bërthamore] të vitit 2015 dhe pa të, me gënjeshtra dhe fshehje, Irani është në një gjendje të vazhdueshme të avancimit të planit të tij për krijimin e armëve të shkatërrimit në masë.”

Duke iu referuar raundit të pestë të bisedimeve në Vjenë midis fuqive botërore dhe Iranit, për të negociuar një kthim në marrëveshjen e vitit 2015, Barnea tha se, marrëveshja në zhvillim vetëm rriti “ndjenjën e izolimit” të Izraelit, por që Izraeli rezervoi të drejtën e tij për lirinë e veprimit dhe nuk do të veprojnë sipas “rregullit të shumicës” pasi shumica nuk do të paguanin çmimin për gabimin e tyre.

Deklarimet e shefit të ri të Mosadit u bëjnë jehonë atyre të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili tha në ngjarje se nëse zgjedhja është midis fërkimit me Shtetet e Bashkuara ose ballafaqimit me kërcënimin ekzistencial iranian, Izraeli do të detyrohet të përplaset me “mikun tonë të madh”.

Barnea premtoi se “krahu i Mossad” do të vazhdonte të vepronte me forcë të plotë kundër programit bërthamor iranian.

“Ne jemi njohur mirë me programin bërthamor dhe pjesët e tij të ndryshme. Ne personalisht i njohim punëtorët e përfshirë në të dhe ata që i drejtojnë ato,” tha ai.

Barnea, 56 vjeç, shërbeu në njësinë e zbulimit elitar të IDF Sayeret Matkal. Nga viti 2019 e deri më tani, ai ka shërbyer si zv / drejtor i Mossad. Ai pason Yossi Cohen, i cili shërbeu si drejtor i Mossad për pesë vitet e gjysmë (2016-2021).

Ky artikull u botua për herë të parë nga i24NEWS.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.