Naftali Bennett, kryeministri i ri i Izraelit. Netanyahu premton rikthimin e tij

Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, sipas orës lokale, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Kryeministrit Benjamin Netanyahu.


Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, sipas orës lokale, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ultra-nacionalisti Naftali Bennett do të drejtojë kabinetin e ri, i përbërë nga parti të majta dhe të djatha. Zoti Bennett do të mbajë postin e kryeministrit pak më shumë se dy vjet dhe do të pasohet nga aleati i tij kryesor Yair Lapid.

Ndërkohë Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të patundura në mbështetjen e sigurisë së Izraelit ndërsa theksoi angazhimin për të punuar me qeverinë e re.

Më herët, parlamenti prej 120 anëtarësh zgjodhi edhe kryetarin e tij të ri me 67 vota pro. Mickey Levy i partisë centriste Yesh Atid do të drejtojë parlamentin e ri. Zgjedhja e tij krijoi edhe bazat për miratimin e qeverisë së re të koalicionit.

Në fillim të punive të plarlamentit, 71 vjeçari Benjamin Netanyahu, i cili e ka drejtuar atë vend për 12 vite me rradhë, e bëri të qartë se nuk ka plane për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Likud. Ai u zotua se do ta sillte përsëri në pushtet partinë e tij duke thënë se do të “vazhdonte misionin e madh të jetës, për të garantuar sigurinë e Izraelit”.

“Nëse jemi të destinuar të jemi në opozitë, ne do ta bëjmë detyrën tonë derisa të rrëzojmë këtë qeveri të rrezikshme dhe të kthehemi përsëri për të udhëhequr vendin në rrugën tonë”, tha zoti Netanyahu. /VOA/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.