Center for Jewish Impact përshëndet marrëveshjen e arritur midis Universitetit Bar-Ilan në Izrael dhe Universitetit të Tiranës

Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre) përshëndeti marrëveshjen e arritur midis Universiteti Bar-Ilan në Izrael dhe Universitetit të Tiranës në Shqipëri, për shkëmbimin e dijeve në botën akademike.


Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre) përshëndeti marrëveshjen e arritur midis Universitetit Bar-Ilan në Izrael dhe Universitetit të Tiranës në Shqipëri, për shkëmbimin e dijeve në botën akademike.

“Është kënaqësia jonë e veçantë të bëjmë këtë partneritet të rëndësishëm midis Izraelit dhe Shqipërisë dhe të promovojmë marrëdhëniet akademike midis institucioneve kryesore si Universiteti Bar-Ilan dhe Universiteti i Tiranës”, shkruan Center for Jewish Impact në postimin e saj në rrjeter sociale.

Center for Jewish Impact e drejtuar nga Robert Singer pati një kontribut të veçantë në arritjen e marrëveshje midis dy universiteteve.

Universiteti Bar-Ilan në Izrael dhe Universiteti i Tiranës në Shqipëri nënshkruan një protokoll bashkëpunimi akademik, për të bashkëpunuar ne fushën akademike, gjithashtu edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, përfshirë shkëmbimin e njohurive akademike, të stafit akademik me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të problemeve shkencore me interes të përbashkët, publikime të ndryshme, që do të shërbejnë për edukimin, trajnimin dhe kërkimeve, etj,

Protokolli u firmos nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Prof. Moshe Lewenstein, zv.President i Universitetit Bar-Ilan.

MARRËVESHJA E PLOTË MIDIS DY UNIVERSITETEVE



Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.