30-vjetori, Ministria e Jashtme e Izraelit: Vlerësojmë Shqipërinë për gjithçka ka bërë për hebrenjtë!

Departamenti i Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, duke shpërndarë një postim të Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shiqipërisë, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit


Departamenti i Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, duke shpërndarë një postim të Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shiqipërisë, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, shkruan se “i çmojmë marrëdhëniet tona 30-vjeçare diplomatike dhe miqësinë midis kombeve tona”.

Postimi i plotë

“???? Ne i çmojmë marrëdhëniet tona 30-vjeçare diplomatike dhe miqësinë midis kombeve tona. Edhe më shumë ne vlerësojmë veprimet humanitare dhe kurajoze të ndërmarra nga populli shqiptar gjatë pushtimit nazist për të shpëtuar hebrenjtë”