Yair Lapid: Po punojmë për të forcuar partneritetin e Izraelit me Shqipërinë!

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka shpërndarë statusin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, pas bisedës midis tyre.


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, duke shpërndarë statusin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, pas bisedës midis tyre, shkruan se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar miqësinë dhe partneritetin historik midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“Kënaqësi të bisedoja me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar miqësinë dhe partneritetin historik midis dy vendeve dhe popujve tanë”, shkruan Lapid në Twitter.