Kuvendet e Kosovës dhe Izraelit diskutojnë heqjen e vizave dhe punësimin sezonal

Deputeti Avdullah Hoti, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka zhvilluar takim online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha.


Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka zhvilluar takim online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha.

Deputeti Hoti parashtroi disa kërkesa: Marrëveshje për tregti të lirë në mes të dy vendeve, Marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishtë, lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve dhe marrëveshje për punësim sezonal në Izrael

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe znj. Tamara Ziv, Ambasadore e Izraelit për Republikën e Kosovës, dhe znj. Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael.

Postimi i Hotit

Sot, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, kam zhvilluar takim online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha. ????
Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe znj. Tamara Ziv, Ambasadore e Izraelit për Republikën e Kosovës, dhe znj. Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael.
Falënderova z.Salalha për takimin dhe diskutuam tema me rëndësi për bashkëpunimik ekonomik dhe politik. Disa nga kërkesat që shtrova në këtë takim janë:
1. Marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy vendeve.
2. Marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë.
3. Të punohet për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve.
4. Marrëveshja për punësim sezonal në Izrael.
Z. Salalha u shpreh i gatshëm për të shtyer përpara këto kërkesa. Të dyja palët u dakorduam që se shpejti të takohemi dhe t’i konkretizojmë këto kërkesa që janë të rëndësishme për qytetarët tanë.
????


Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.