Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes midis Kosovës dhe Izraelit, Demiri takon gjeneralmajorin Eiland

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me Gjeneralmajorin (në pension) e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Gior Eiland.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me Gjeneralmajorin (në pension) e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Gior Eiland.

Në fokus ishte thellimi ie bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Postimi i ambasadores Demiri

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem prita në takim Gjeneralmajorin (në pension) e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Gior Eiland.
Gjeneralmajori Eiland prezantoi punën dhe eksperiencën e tij profesionale në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe si ish – kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.
Gjatë takimit diskutuam mënyrat për thellimin e bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.