Si duhet t’i zgjerojnë shqiptarët lidhjet e miqësisë me Izraelin?

Kosova dhe Izraeli tashmë i kanë thelluar marrëdhëniet e shumanëshme.


Nga Kushtrim Shaipi

Kosova dhe Izraeli tashmë po kalojnë nga niveli i marrëdhënieve diplomatike të vendosura prej disa muajsh, në thellimin e marrënieve ekonomike, kultrore dhe të shumanëshme.

Por, si duhet t’i zgjerojnë shqiptarët lidhjet e miqësisë me Izraelin?

1. Nisja e fluturime direkte nga Tel-Aviv në Tiranë ose Prishtinë. Ekziston një shprehje: “Ndërto rrugë dhe trafiku do të vijë”. Duke pasur parasysh potencialin e madh për bashkëpunim dhe shkëmbim në shumë sektorë, përveç një rrjedhe natyrore turistësh kuriozë në të dy destinacionet, fluturimet e drejtpërdrejta gjithashtu do të rrisnin përpjekjet e biznesit dhe sipërmarrjes nga të dyja anët.

Duke pasur parasysh infrastrukturën e mirë rrugore të Ballkanit, një fluturim i drejtpërdrejtë për në Tiranë ose Prishtinë do të sillte trafik nga vendet e tjera të rajonit drejt Izraelit. (udhëtim 3-4 orë nga Prishtina apo Tirana). Duke pasur parasysh natyrën sipërmarrëse si të shqiptarëve ashtu edhe të izraelitëve, biznesi është një nga metodat më të natyrshme për krijimin dhe forcimin e lidhjeve me kulturat e tjera. Fluturimet e drejtpërdrejta gjithashtu do të thellojnë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin mes-kolegëve që përshkojnë sektorë dhe tema e forcojnë lidhjet e vërteta dhe miqësinë midis dy popujve.

2. Thellimi i bashkëpunimit në çështjet që lidhen me angazhimin e Diasporës. Ngjashëm me Izraelin, diaspora shqiptare është më e madhe se popullsia e Atdheut. Ngjashëm me izraelitët, mërgimtarët tanë në vendet e tyre pritëse kanë arritur kulmet absolute botërore në profesionet e tyre. Diaspora jonë e gjeneratës së dytë, fëmijë të migrantëve që ikën nga persekutimi ose kërkuan fatin më të mirë jashtë vendit të tyre, kanë shkëlqyer në sport, argëtim, shkencë, letërsi dhe çdo karrierë tjetër që kanë ndjekur. Shën Nënë Tereza, Ismail Kadare, Dua Lipa, Rita Ora, Action Bronson, James Belushi, Ermal Meta, Granit Xhaka dhe të gjitha historitë e tjera të suksesit të Diasporës sonë kanë promovuar me krenari identitetin dhe trashëgiminë e tyre shqiptare, por si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë dështuar të ndërtojnë mekanizma të qëndrueshëm për përfshirjen kuptimplotë të Diasporës sonë në politikën, zhvillimin dhe formësimin e së ardhmes së shtetit.

Përkundër potencialit të madh për transferimin e njohurive dhe angazhimin e mërgimtarëve tanë profesionistë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, kontributi më i madh i Diasporës ende mbeten remitancat që ata u dërgojnë familjeve të tyre. Suksesi i madh i Izraelit ka qenë në tërheqjen dhe lidhjen e përhershme të Diasporës së vetë me identitetin e vendit, punët e brendshme dhe të jashtme, dhe duke e bërë atë një pjesë integrale të modelit të zhvillimit të vendit. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova duhet të ndërtojnë një model të vetin për këtë qëllim dhe mësimi nga përvoja e Izraelit do të ishte hapi i parë i qëlluar në në hartimin e sistemit adekuat.

3. Thelloni bashkëpunimin në temat e shëndetit mendor dhe trajtimit të traumës. Sektori i shëndetit mendor në Izrael përfaqëson arritjet më të larta globale dhe ekspertiza për këto tema si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri është mjaft e mangët. Trajtimi i traumës duhet të jetë ndër prioritetet kryesore për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shqipërisë me Izraelin. Ngjashmëria e mentalitetit midis dy popujve dhe kulturave, i bën përvojat nga Izraeli shumë të zbatueshme si për nevojat e Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë.

Përvoja nga Izraeli e ndërtuar mbi traumën që ndëlidhet me konfliktin, ose nga të qenit brezi i dytë i të mbijetuarve të Holokaustit, është e rëndësishme në kontekstin lokal në Shqipëri dhe Kosovë, dhe njohuritë dhe metodat e tyre janë shumë të zbatueshme. Kosova, vendi më i ri në Evropë, erdhi në jetë pas shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, e cila kulmoi me luftën e viteve 1998-1999. Qindra mijëra njerëz (veteranë të luftës, invalidë, familjarë të personave të pagjetur, viktima të përdhunimit, etj.) kanë trauma të patrajtuara të luftës.

Njëzet vite pas përfundimit të luftës, Kosova ende nuk ka zhvilluar kapacitete profesionale për të adresuar këtë plagë të madhe shoqërore. Shqipëria nga ana tjetër, ka përjetuar një nga format më brutale të komunizmit, e cila u pasua nga një tranzicion i turbulent. Shumë shqiptarë që kujtojnë ngjarjet e dhunshme të vitit 1997 gjithashtu kanë trauma të patrajtuara. Tranzicioni i gjatë dhe i dhimbshëm social dhe ekonomik ka shënuar një plagë të thellë në shoqërinë shqiptare, e cila deri më sot mbetet e pashëruar.

Nga shkëmbimi personal me profesionistë izraelitë të kësaj fushe, e di se ka shumë interes edhe nga ana e tyre për të kontribuar dhe shkëmbyer përvojën e tyre me kolegët e tyre në Ballkan dhe gjetiu. Një shënim interesant në lidhje me shëndetin mendor në Kosovë është se Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës u krijua rreth 15 vite më parë nga Z. Moshe Landsman, një profesor izraelit, i cili ende jep mësim atje deri më sot. Dëshiroj të mbyll kontributin tim, me shpresë që popujt dhe vendet tona të bëhen gjithnjë e më të afërt dhe miq gjithnjë e më të mirë. Shalom!

Ambasadorja Peleg: Kryeministri David Ben-Gurion, një vizionar i madh!

Kryeministri i parë i shtetit hebre: "Në Izrael, për të qenë realist, duhet të besosh në mrekulli!"

Izrael

Presidenti Herzog: Izraeli i është mirënjohës popullit shqiptar!

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, videomesazh Kuvendit ku shpreh mbështetjen ndaj Shqipërisë

Shqipëri

Kryerabini Yoel Kaplan: Lutem çdo ditë për Shqipërinë!

Gazeta “Izraeli Sot” zhvilloi një intervistë me kryerabinin Yoel Kaplan, në lidhje projektet e "Chabad Albania" në Shqipëri.

Kosove

Mevi Rafuna: “Love in time of Holocaust”, një histori dashurie mes shqiptarëve dhe hebrenjve

Një rrëfim dashurie mes një djali shqiptar me emrin Astrit dhe vajzës hebreje Ana, gjatë Luftës II Botërore.

OPED

“Israeli House Albania” i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë!

Për herë të parë një delegacion nga Shteti i Izraelit, i një niveli shumë të lartë erdhi në Shqipëri

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Izraeli, fuqia e tetë më e madhe bërthamore në botë

Sipas raportit, kryesojnë Rusia dhe SHBA, të ndjekura nga Kina, Franca dhe Britania e Madhe.