Balluku takon Cohen: Shqipëria mbështet Izraelin në arenën ndërkombëtare

Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, takon ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, në Jeruzalem.


Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e siguroi ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, gjatë takimin e tyre në Jeruzalem, se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Izraelin në arenën ndërkombëtare në sajë të rolit të saj, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Burime diplomatike nga Izraeli, thanë se dy bashkëbiseduesit dënuan veprimtarine agresive dhe terroriste të Iranit me sulmet kibernetike, që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Iranit.

Ministri Cohen theksoi se është e rëndësishme përfshirja e Gardës Revolucionare të Iranit, si një organizatë terroriste në Evropë. Të dy ranë dakord të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Në takimin e sotëm mes ministres së Jashtme Eli Cohen dhe Zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, gjithashtu u ra dakord për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit strategjik dhe politik mes dy vendeve.

Ndër të tjera, të dy diskutuan mundësinë e hapjes së linjës direkte të fluturimit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë.

Ministri Cohen shprehu dëshirën që së shpejti të zhvillojë një vizitë reciproke në Shqipëri për të promovuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, “ka kimi të mirë mes vendeve tona”, theksoi zv.kryeministrja shqiptare.

Ministri i Jashtëm Eli Cohen vlerësoi luftën e kryeministrit shqiptar kundër antisemitizmit dhe javën e hebrenjve që do të festohet në vend dhe përmendi takimin e ngrohtë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, rreth një javë më parë në Davos.

Vizita e Zëvendëskryeministres së Shqipërisë përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Balluku vlerësoi kontributin e Shqipërisë në ruajtjen e kujtimit të Holokaustit.

Në fund të takimit, ministri Cohen, i dhuroi zëvendëskryeministres shqiptare dy kopje të librave të shkruar nga Yuvale Fischer, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme që shërbeu për disa vite në misionin izraelit në Tiranë dhe që merret me marrëdhëniet Izrael-Shqipëri në aspekte të ndryshme.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.