Ja si familjet Ferhati, Meliqi dhe Qoqja i shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000 hebrenj u shpëtuan në Shqipëri. Shqiptarët i mbrojtën ata aq shume sa i mbajtën në familjet e tyre me muaj të tërë, deri në fund të Luftës se Dytë Botërore. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë, etj.


Në mëngjesin e 27 janarit 1945 kampet e Auschwitz-Birkenaut ende mbanin brenda rreth 7,000 të burgosur.

Shifrat tregojnë se mbi një milion të deportuar u vranë atje, ndërsa afro 6 milionë hebrenj u shfarosën në te gjitha kampet e vdekjes ngritur kudo në Europë.

Në disa vende, popullsia i dorëzoi vete hebrenjtë në duart e nazistëve ndërsa pati popuj të atillë që i strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Ne analet e historiografisë bashkëkohore, po shkruhet gjithmonë e më me forcë, se modeli i kësaj sjellje fisnike në ato kohe të zymta për Europën ishin shqiptaret.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000 hebrenj u shpëtuan në Shqipëri.

Annie Altaratz

Annie Altaratz, banonte ne Shkup me familjen e saj. Një ditë marsi të vitit 1943 autoritetet policore bullgare shpërndajnë urdhrin se çdo hebre duhet të vetëdorëzohet dhe për ata që i fshehin, do të ketë penalizime. Në atë kohë një vogëlushe 6 vjeçare, Annie se bashku me familjen e saj, nën terrorin e policisë bullgare, e cila bashkëpunonte me nazistët, detyrohet të braktisë shtëpinë për të gjetur strehë për pak ditë, në një familje mjekësh maqedonase, miq të prindërve te saj. Po si vazhdon më tej historia?

“Isha vetëm 6 vjeç e gjysmë. Një frikë e madhe na kapi, mua, motrës dhe vëllait. Një mik i babait na mirëpriti, por vetëm për pak ditë. Policia bullgare, e cila bashkëpunonte atëherë me nazistët kontrollonte çdo skutë për hebrenjtë. Ndjeheshim të pasigurt. Mbaj mend ishte shumë ftohtë. Çfarë terrori ndjenim. Më pas doktori na çoi në një familje shqiptarësh me emrin Meliqi. Na shpëtuan”, tregon Annie Altaratz, e mbijetuar e Holokaustit nazist.

Një familje shqiptaresh në Shkup me mbiemrin Meliqi, mori përsipër t’i dërgojë ata në Shqipëri. Familja e xhaxhait të Annie, i priste në Tiranë. Por derisa të mbërrinin në kufi, nuk ishte aspak e lehtë. U duhej të ecnin natën pa hënë, e të pushonin ditën për shkak të kontrolleve policore.

“Babai im u angazhua përmes dashamirësve. Krejt rreziqet i ka marrë përsipër”, tregon Ramadan Meliqi, djali i shpëtuesit Veli Meliqi.

Annie Altaratz dhe familja e saj u strehua dhe gjeti shpëtim për disa muaj në shtëpinë e familjes se Hamdi Ferhatit në Tiranë, pikërisht në marsin e vitit 1943, në kohen më të errët të terrorit nazist.

Po si e kujton i biri këtë ngjarje megjithëse babai i tij gjatë periudhës komuniste nuk guxoi kurrë t’u fliste fëmijëve për këtë sjellje fisnike ndaj kësaj familje hebreje të rrezikuar gjate Luftës së Dyte Botërore?

“Në ’89 kur babai ka ndërruar jetë, ka qenë rreptësisht e ndaluar për të folur për këto kohë. Miqësi pas miqësie kanë ardhur në familjen e Hamdi Ferhatit”, thotë Naim Ferhati (Kasapi), djali i shpëtuesit Hamdi Ferhatit.

Rrëfime të panumërta janë shkruar dhe vazhdojnë të shkruhen rreth Holokaustit dhe mbijetesës dramatike te këtij populli te lashte.

Ndërsa numri i të mbijetuarve të parë po zvogëlohet ngadalë, bëhet akoma më e rëndësishme për brezat e ardhshëm që të mbledhin sa më shumë dëshmi para se të jetë tepër vonë.

“Kjo është një histori që u vlen edhe të rinjve, për sakrificën fisnike që kanë bërë tanë në kohën e Luftës së Dytë Botërore”, shprehet Fatos Qoqja, djali i Beqir Qoqjes, në në intervistë për Top Channel.

Fatos Qoqja, djali i Beqir Qoqjes

Hebrejtë në Shqipëri i shpëtuan rrezikut të shfarosjes masive dhe nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve neper Europë.

Shqiptarët i mbrojtën ata aq shume sa i mbajtën në familjet e tyre me muaj të tërë, deri në fund të Luftës se Dytë Botërore. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë, etj.

Annie Altaratz  ka mbërritur në Shqipëri me vajzat e saj, për të falenderuar shqiptarët, që u treguan aq bujar ne ato kohë të vështira.

Një film dokumentar është përgatitur për të treguar këtë histori të bukur shqiptare pasi të mbijetuarit e fundit të kësaj masakre të ideuar nga njeriu për njeriun, mbi të gjitha kanë përgjegjësinë unike të vazhdojnë të tregojnë historitë e tyre, për aq kohë sa të munden./Konica.al

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.