“Jewish News”: Shqipëria, muze për shpëtimin e Hebrenjve!

Muzeu “Besa” do të vendoset në “Shtëpinë e Toptanëve”, në Tiranë


Nga Oliver Serani, ATSH

Shqipëria po krijon një hapësirë ​​kulturore historike për të kujtuar veprat heroike të qytetarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, shkruan faqja e internetit Jewishnews.co.uk.

Artikulli jep detaje të përgatitjeve për ngritjen e kësaj hapësire në kryeqytetin shqiptar.

Muzeu “Besa” (fjalë nderi) në zemër të kryeqytetit Tiranë, do të vendoset në “Shtëpinë e Toptanëve”, një ndërtesë e cilësuar si monument i trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës ka nisur një konkurs të hapur të projektimit dhe mirëpret propozime të dizajnit arkitektonik, të cilat do të financohen nga filantropisti izraelit Alexander Machkevitch.

“Jam i nderuar që jam pjesë e këtij projekti të rëndësishëm i cili do të kujtojë guximin e shqiptarëve që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Populli shqiptar dhe veçanërisht Kryeministri Edi Rama kanë treguar angazhim të madh për ruajtjen e kujtimit të këtyre veprave heroike dhe është nder të punosh përkrah tyre. Ky projekt është një dëshmi e fuqisë së solidaritetit dhe dhembshurisë përballë errësirës dhe shpresoj se do të frymëzojë brezat e ardhshëm për të vazhduar këtë trashëgimi të mirësisë”, theksoi Machkevitch.

Qeveria shqiptare, nga ana e saj, shpreson që muzeu “Besa” t’i hapë rrugën krijimit të një qendre që nderon historinë, traditën, kulturën dhe artin hebre.

“Është një tjetër moment shumë i rëndësishëm në historinë, zhvillimin urban dhe arkitekturën e Tiranës dhe besoj se më në fund mund të marrim një frymë lehtësimi nga një barrë e gjatë detyrimesh ndaj fëmijëve tanë dhe vizitorëve. Ky muze lidhet ndoshta me faqen më të lavdishme të historisë shqiptare, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Një prononcim mbi këtë vepër ka pasur edhe nga ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti e cila theksoi se “shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është një nga faqet më të bukura në historinë e shqiptarëve”.

“Të krishterët dhe myslimanët kanë sakrifikuar gjithçka për t’i mbrojtur ata. Për shqiptarët kjo është “besa”; është një vlerë që ne do t’ua përcjellim fëmijëve tanë duke u treguar atyre këtë histori të jashtëzakonshme. Muzeu Besa do të jetë urë komunikimi mes brezave; një hapësirë ​​për dialog për të ndarë vlerat më të mira të popujve tanë”, tha Margariti.

Kujtojmë se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj.

Populli shqiptar refuzoi të dorëzonte qoftë edhe një hebre të vetëm tek nazistët dhe shumë shqiptarë rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë nga persekutimi. /os/ATSH

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit