Izraeli kundërshton çdo marrëveshje të përkohshme për programin bërthamor të Iranit

Netanyahu i bëri këto deklarata pasi mediat në Izrael raportuan se ka mirëkuptim midis Uashingtonit dhe Teheranit


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se kundërshton çdo marrëveshje të përkohshme, që po raportohet se po negociohet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Netanyahu i bëri këto deklarata pasi mediat në Izrael raportuan se ka mirëkuptim midis Uashingtonit dhe Teheranit se do të synojnë të frenojnë deri në një masë programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve. Këto raportime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur dhe SHBA-ja publikisht ka mohuar një marrëveshje të këtij lloji.

Neytanyahu tha se Izraeli e ka informuar SHBA-në se “dakordimet më të kufizuara, ato që quhen ‘mini-marrëveshje’ për mendimin tonë nuk i shërbejnë qëllimit dhe ne jemi kundër marrëveshjeve të tilla”.

Zyrtarët izraelitë besojnë se tashmë janë arritur mirëkuptime për kufizimin e pasurimit të uranimiumit dhe disa fonde të ngrira veçse janë zhbllokuar.

Portali izraelit, Walla, javën e kaluar raportoi se janë arritur disa mirëkuptime që Irani të kufizojë pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Kjo media po ashtu tha se palët po diskutojnë për lirimin e të burgosurve.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se “nuk ka marrëveshje”, duke shtuar se këto raportime ishin të pavërteta.

Më 2018, SHBA-ja është tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore që synonte frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime civile. Por, Izraeli e konsideron Iranin si një kërcënim të madh bërthamor, që kërkon shkatërrimin e Izraelit dhe mbështet grupet anti-Izrael në mbarë rajonin.

Izraeli nuk e përjashton mundësinë e veprimit ushtarak për të parandaluar Iranin që të posedojë armë bërthamore. /REL

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.