Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë


Një monedhë e rrallë 2000-vjeçare që daton nga revolta hebraike kundër Romës, u zbulua në shkretëtirën e Judesë, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

Monedha prej argjendi paraqet tre shegë, ndërsa ana tjetër ka një kupë.

Fjalët “Jerusalemi i Shenjtë” ishin gjithashtu të gdhendura.

IAA e daton monedhën në vitin 66 ose 67 të es.

”Hebrenjtë ishin nën sundimin e Perandorisë Romake, kështu që prerja e monedhave ishte një shprehje sfiduese e identitetit kombëtar”, tha Autoriteti i Antikiteteve.

Vetëm perandori romak kishte autoritetin për të prerë monedha dhe monedhat romake pothuajse gjithmonë shfaqnin perandorin dhe kafshë.

Yaniv David Levy, një studiues numizmatik në IAA, tha se ”monedhat nga viti i parë i revoltës, si kjo monedhë që u zbulua në shkretëtirën e Judesë, janë të rralla”.

Gjatë kohës së Tempullit të Dytë, pelegrinët i paguanin tempullit një taksë prej gjysmë shekeli.

Monedha e pranuar për pagimin e kësaj takse për gati 2 000 vjet ishte shekeli tirian.

Kur shpërtheu revolta, rebelët lëshuan, siç u përmend, këto monedha zëvendësuese të cilat mbanin mbishkrimet “shekeli i Izraelit”, “gjysmë shekeli” dhe “çerek shekeli”.

“Me sa duket, ndonjë rebel që endej nëpër shkëmbinjtë e shkretëtirës hodhi thesarin e çmuar të shekelit dhe për fat ne mundëm ta gjenim atë 2 000 vjet më vonë dhe t’ia kthenim publikut”, tha arkeologu i IAA, Hagay Hamer.

Lexo më shumë

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike