Ambasada e Izraelit në Shqipëri ndez qirinj për Ditën e Dëshmorëve

Ambasadori Boaz Rodkin, zëvendesambasadorja Liora Peleg si dhe presidenti i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Geri Kureta mbajtën fjalimet e rastit, ndërsa u ndezën qirinj.


Ambasada e Izraelit në Shqipëri përkujtoi sot në selinë e saj në Tiranë, Ditën Përkujtimore të ushtarëvë të rënë dhe viktimave të akteve terroriste. Nga viti 1860 dhe deri më sot, sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit, numërohen 23.741 femra dhe meshkuj që kanë humbur jetën e tyre.

Ambasadori Boaz Rodkin, zëvendësambasadorja Liora Peleg si dhe presidenti i Komunitetit Hebre në Shqipëri, Geri Kureta mbajtën fjalimet e rastit, ndërsa u ndezën edhe qirinj.

“Ambasada izraelite në Tiranë shënon sot Ditën Përkujtimore të shtarëve të rënë të Izraelit dhe viktimave të terrorizmit, 23.741 burra dhe gra humbën jetën”, shkruan ambasade izraelite në Tiranë, në një status të saj.

“Ambasada shënon sot një ditë përkujtimore të ushtarëve të rënë të Izraelit dhe viktimave të terrorizmit. Në vdekjen e tyre, janë jetët  tona”, shkruan një tjetër status zëvendësambasadorja Liora Peleg.

(Fotot janë marrë nga faqja zyrtare e Ambasadës së Izraelit dhe Liora Peleg)

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.