“Shalom” nga ambasadorja e Kosovës në SHBA. Vlora Çitaku, vizitë zyrtare në Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael, e ftuar nga Komiteti Hebraik Amerikan – American Jewish Committee (AJC).


“Shalom” dhe dy flamuj: Kosovë dhe Izrael.

Kështu e ka shoqëruar mesazhin e saj në Twitter, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila ka paralajmruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael.

Ajo është ftuar nga Komiteti Hebraik Amerikan – American Jewish Committee (AJC).

Çitaku do të jetë diplomatja e parë kosovare në Izrael.

“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.

Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.