Binjakëzimi i qyteteve, ambasadori Canaj takon kryetarin e bashkisë Rishon LeZion, Raz Kinstlich

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me kryetarin e Bashkisë së Rishon LeZion, Raz Kinstlich, me të cilin diskutoi rreth mundësive për binjakëzimin me qytetet shqiptare.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me kryetarin e Bashkisë së Rishon LeZion, Raz Kinstlich, me të cilin diskutoi rreth mundësive për binjakëzimin me qytetet shqiptare.

“Ambasadori Canaj foli për mundësitë për binjakëzimin e qyteteve me kryetarin e Rishon LeZion, Raz Kinstlich. U shkëmbyen pikëpamje mbi qytetet e zgjuara dhe sfidat mjedisore, ndryshimet ndërkulturore dhe mundësitë e turizmit midis Shqipërisë dhe Izraelit”, thuhet në një njoftim të ambasadës në Twitter.

Berati është binjakëzuar tashmë me qytetin Karmiel në Izrael.