Avital Leibovich: Pse e veçoj Shqipërinë në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

Avital Leibovich, Drejtore e American Jewish Committee Jerusalem, ish-zëdhënëse e Ushtrisë Izraelite (IDF), në një mesazh të sajin në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e vlerësoi jashtë mase kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Pas disa ditësh, bota do të përkujtojë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Unë do të doja të veçoja Shqipërinë, e cila shpëtoi jetën e hebrenjve shqiptarë gjatë luftës. Populli shqiptar (i cili është kryesisht musliman), nuk pranoi t’u jepte nazistëve listën e emrave hebrenj dhe i fshehu hebrenjtë në shtëpitë e tyre. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë veprim të guximshëm dhe njerëzor”, shkruan Leibovich në statusin e saj.

Leibovich, e cila e ka vizituar disa herë Shqipërinë, pati edhe një takim me presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Izrael ku mori pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit në Jeruzalem ku morën pjesë lider botërorë nga 49 vende të ndryshme.

Edhe Presidenti Meta e vlerësoi kontributin e saj me një mesazh të tijin.