Investime izraelite në Shqipëri, “Big Mall Group” bashkëpunim me “Hysenbelliu Group”

Grupi izraelit “Big Mall Group” po bashkëpunon me “Hysenbelliu Group”, për të realizuar investime Shqipëri: në infrastrukturë, sektorin e energjisë dhe qendra biznesi.


Investitorë të rëndësishëm izraelitë gjithmonë e më të interesuar për të investuar në Shqipëri.

Sipas ambasadës shqiptare në Izrael, grupi izraelit “Big Mall Group” po bashkëpunon me “Hysenbelliu Group”, për të realizuar investime Shqipëri: në infrastrukturë, sektorin e energjisë dhe qendra biznesi.

Ata u takuan në Tel Aviv edhe me ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Ambasadori Canaj së bashku me Hysenbelliu Group dhe izraeliten Big Mall Group, duke riafirmuar angazhimin e tyre për të investuar në Shqipëri, infrastrukturë, sektorin e energjisë dhe qendrat e biznesit, duke theksuar rëndësinë më të madhe për të bërë investime izraelite të rëndësishme për tregun shqiptar!”, thuhet në njoftimin ambasadës në rrjetin social Twitter.

Grupi izraelit “Big Mall Group” ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe tashmë ka një panoramë të qartë për fokusin e investimeve.