Memoriali i Holokaustit/ Drejtori i American Jewish Committee, David Harris: Përjetësisht faleminderit Shqipëri

Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, përmes një statusi në Twitter ka pëshëndetur inaugurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë,


Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, përmes një statusi në Twitter ka pëshëndetur inaugurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, rikujtuar kontributin që ka dhënë Shqipëria në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Historia e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore meriton vëmendje dhe kuptim shumë më të madh. Ishte vendi vetëm në Europën e pushtuar, i cili jo vetëm që mbroi me guxim bashkësinë e saj hebreje, por gjithashtu u bë një strehë e sigurt për hebrenjtë e tjerë që largoheshin nga nazistët. Faleminderim të përjetshëm, Shqipër”, shkruan kreu i AJC.

Memoriali i Holokastit ndodhet në Parkun Kombëtar në Liqenin Artificial të Tiranës. Memoriali është shkruar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe hebraisht.

Në korrik të vitit të kaluar, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan hebraik (American Jewish Committee – AJC) dhe një delegacion 15-anëtarësh i AJC-së bënë një vizitë triditore në Shqipëri, gjatë të cilave u zhvilluan takime me personalitete të ndryshme të jetës politike.