Partneriteti Kosovë-Izrael, ambasadorja Demiri takon kryebashkiakun e Jeruzalemit, Moshe Lion

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Jerusalemit, Moshe Lion.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Jerusalemit, Moshe Lion.

Në njoftimin e saj, Demiri thotë se me Leon diskutuan për thellimin e partneritetit mes të dyja vendeve, Kosovë-Izrael.

“Pata kënaqësinë të takoja kryetarin e Qytetit të Jerusalemit, z. Moshe Leon. Diskutuam se si të thellojmë partneritetin tonë, si dhe mbi mundësitë që Bashkia e Jerusalemit i ofron Republikës së Kosovës”, shkruan Demiri në Twitter.