Aktet e dhunshme në Jeruzalem, të planifikuara nga Hamas dhe Autoriteti Palestinez

Aktet e dhunshme dhe të papërgjegjshme që po ndodhin sot në kryeqytetin e Izrelit, në Jeruzalem, është si rezultat i nxitjes së planifikuar të protestuesve të dhunshëm të udhëhequr nga grupi terrorist Hamas dhe Autoriteti Palestinez, me synimin për të ndezur dhunën dhe trazirat në qytetin e Jeruzalemit.


Aktet e dhunshme dhe të papërgjegjshme që po ndodhin sot në kryeqytetin e Izrelit, në Jeruzalem, është si rezultat i nxitjes së planifikuar të protestuesve të dhunshëm të udhëhequr nga grupi terrorist Hamas dhe Autoriteti Palestinez, me synimin për të ndezur dhunën dhe trazirat në qytetin e Jeruzalemit.

Këto ngjarje janë pjesë e një vale terrori që po drejtohet nga organizata terroriste Hamas dhe janë rezultat i nxitjes së pamatur dhe të papërgjegjshme të dhunës. Ditët e fundit, raketa janë lëshuar nga Gaza dhe një valë sulmesh me tullumbace zjarri kanë shkaktuar zjarre të përhapura dhe dëme të mëdha.

Izraeli ka marrë çdo masë të mundshme për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar tensionet dhe dhunën. Gjykata e Lartë vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për çështjen e Sheikh Jarrah, dhe Komisioneri i Policisë gjithashtu vendosi të kufizojë hyrjen e hebrenjve në Malin e tempullit. Të gjithë këtyre hapave janë përgjigjur me më shumë dhunë dhe terrorizëm.

Që nga bashkimi i Jeruzalemit në 1967, Izraeli ka bërë përpjekje të mëdha për të lehtësuar liritë e fesë dhe adhurimit për të gjitha besimet në qytetin e shenjtë për qindra miliona në të gjithë botën: hebrenj, të krishterë dhe myslimanë.

Ajo që po ndodh në terren nuk është luftë për lirinë e besimit, është terrorizëm!

Autoritetet më të larta të Shtetit të Izraelit kanë deklaruar se, nuk do të lejojnë që një grup protestuesish të dhunshëm të parandalojnë adhuruesit hebrenj nga vizita e Murit Perëndimor ose të dëmtojnë lirinë e adhurimit.

Liria e besimit ka dy anë: vlen si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë. Fatkeqësisht, protestuesit po përpiqen të dëmtojnë liritë e adhurimit dhe fesë për hebrenjtë, dhe ne nuk do të lejojmë që kjo situatë të ndodhë.

Përgjegjësia për ngjarjet e dhunshme në Jeruzalem bie tërësisht mbi Autoritetin Palestinez, organizatën terroriste Hamas dhe të gjitha grupet e tjera terroriste.

Izraeli i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në Jeruzalem dhe për të parandaluar nxitjen nga grupet terroriste dhe Autoriteti Palestinez.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.