Talibanët të gatshëm të krijojnë marrëdhënie me të gjitha kombet përveç Izraelit

Zëdhënësi i grupit ekstremist që mori Afganistanin thotë se dëshiron lidhje me të gjitha vendet në rajon dhe madje është i gatshëm të bashkëpunojë me SHBA, por jo me Izraelin


Talibanët janë të gatshëm të krijojnë lidhje me të gjitha vendet, përveç Izraelit, tha një zëdhënës të martën, pasi grupi ekstremist shpalli qeverinë e tij të re pasi mori kontrollin mbi Afganistanin.

Zëdhënësi Suhail Shaheen tha për “Sputnik” të Rusisë se, talebanët ishin të gatshëm të punonin me SHBA-të, pasi rrëzuan me shpejtësi qeverinë 20-vjeçare të mbështetur nga Perëndimi muajin e kaluar, kur Presidenti Joe Biden po përfundonte tërheqjen për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

“Po, natyrisht, në një kapitull të ri nëse Amerika dëshiron të ketë një marrëdhënie me ne, e cila mund të jetë në interes të të dy vendeve dhe të dy popujve, dhe nëse duan të marrin pjesë në rindërtimin e Afganistanit, ata janë të mirëpritur”, tha Shaheen.

Sidoqoftë, nuk kishte asnjë shans për lidhje me Izraelin.

“Sigurisht, ne nuk do të kemi asnjë lidhje me Izraelin. Ne duam të kemi marrëdhënie me vendet e tjera, Izraeli nuk është në mesin e këtyre vendeve”, tha Shaheen.

Talibanët të martën caktuan një qeveri të përkohshme, duke përfshirë disa të kërkuar për vepra terroriste.

Talibanët emëruan kryeministrin e tyre në detyrë, Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e sanksioneve të OKB-së dhe shërbeu në regjimin brutal të islamistëve 1996-2001.

Zëvendësi i tij do të jetë Mullah Abdul Ghani Baradar, një bashkëthemelues i talebanëve i cili u lirua nga Pakistani nën presionin e SHBA për të marrë pjesë në negociatat për tërheqjen e trupave amerikane.

Ministri i Brendshëm do të jetë Sirajuddin Haqqani, pjesë e një grupi terrorist të caktuar nga SHBA, pavarësisht një oferte amerikane prej pesë milionë dollarësh për informacion që do të çojë në arrestimin e tij.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.