Eli Cohen takon Edi Ramën: Faleminderit Shqipërisë për mbështjen e Izraelit në OKB

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.

Ministri i Jashtëm izraelit e falënderoi kryeministrin shqiptar për mbështetjen e Shqipërisë në OKB.

“Takimi i rëndësishëm në Davos: Eli Cohen takoi Edi Ramën dhe e falënderoi për mbështetjen e Shqipërisë në OKB. E përgëzoi për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin. Për Antisemitizmin, Cohen tha se lufta e vendosur e Ramës kundër tij është vijë e drejtpërdrejtë nga historia kur shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.