Eli Cohen: Faleminderit Edi Rama për mbështetjen ndaj Izraelit!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua në Davos me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.

Ministri i Jashtëm izraelit e falënderoi kryeministrin shqiptar për mbështetjen e Shqipërisë në OKB.

“U takova në Davos me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E falënderova për vendimin e rëndësishëm për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, eksportuesin numër 1 të terrorizmit në botë. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e tij ndaj Izraelit dhe luftën kundër antisemitizmit”, shkruan ministri i Jashtëm i Izraelit në postimin e tij në Twitter.