
Category: 24/7
“Magen David Adom”, shërbimi kombëtar i Izraelit për përgjigjen ndaj urgjencave, ka dhuruar 2,000 maska dhe 200 komplete mbrojtjeje të plotë në Kinë, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.
Berati qyteti i një mbi një dritareve. I një mbi një historive të mrekullueshme. Qyteti që shpëtoi hebrenjtë.
Nga “Marrëveshjen e Oslos” me protagonist ish-presidenti amerikan Bill Klinton, tek “Marrëveshja e Shekullit” nga presidenti amerikan Donald Tramp. Si ka ndryshuar realiteti gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Aktualisht, sot shteti izraelit po shfaqet si një lojtar kyç i kudogjendur në arenën ndërkombëtare, ndërsa Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga Mahmud Abas ende nuk e kuptojnë se rrezikojnë te mbeten një relike e së shkuarës.
Kryesia Shqiptare e OSBE-së do të organizojë në Tiranë (4-5 shkurt 2020) konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit brenda shteteve anëtare të OSBE-së. Merr pjesë edhe Rabini Andrew Baker, drejtor Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan (American Jewish Committee -AJC).
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në një drekë pune me ambasadorët e shteteve të Balllanit në Izrael si dhe me Koordinatorin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolai Mladenov, ish-ministër i Bullgarisë, ku u diskutua në lidhje me ndryshimet dinamike në Lindjen e Mesme, pas “Marrëveshjes së Shekullit”, të prezantuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, startapi izraelit Sonovia Ltd. mund të dërgojë inde anti-patogjene në Kinë për të prodhuar maska për fytyrën, veshje spitalore dhe veshje mbrojtëse. Teknologjia bazohet në një proces sonokimik, një fenomen fizik i quajtur kavitacion, i zhvilluar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael.
Në përgjigje të prezantimit nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, të plani të tij të shumëpritur të paqes të Martën (28/01/2020), Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jeruzalemit e lavdëroi Presidentin Trump për përpjekjet e tij gjatë viteve të fundit për të krijuar një paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe Palestinezëve, duke paralajmëruar gjithashtu popullin e Izraelit kundër ndarjes së përhershme të Tokës që u ishte premtuar atyre.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg foli për pritjen e qindra njerëzve që kanë mbërritur në Shqipëri nga Teherani. Rama tha se Shqipëria do vijojë të presë njerëz, ashtu siç bëri në periudhën e Holokaustit me hebrenjtë.
Roboti i zhvilluar nga gjiganti i teknologjisë nuk e zëvendëson mjekun ose infermierin, por ka për qëllim që pacientët të marrin më shumë informacione rreth një simptome, çfarë duhet të bëjnë, cili është hapi tjetër. Në Izrael, Microsoft ka seli në Herzliya, Tel Aviv, Haifa dhe Nazareth.
Departameneti i Shkencave Sociale të Aplikuara në UET në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë zhvilluan forumin me temë, “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”, i cili përkon edhe me ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore.






