
Category: Kosove
Ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, takua me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj në Prishtinë.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael, e ftuar nga Komiteti Hebraik Amerikan – American Jewish Committee (AJC).
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua në Prishtinë me kongresmenin amerikano-hebre, Eliot Engel.
Ndihmësi i Presidenti Trump për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, (NSA), John Bolton ka lavdëruar dje Kosovën për vendimin e saj lidhur me organizatën Hezbollah.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një mesazh në Twitter se, u bënë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme.
Gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post” i bën jehonë vendimit të Kosovës, për ta njohur Hezbollah, si një organizatë terroriste.
Drejtoresha e Komitetit Amerikano-Hebraik (AJC – American Jewish Comittee, Avital Leibovich, e falenderoi në mënyrë publike Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për njohjen e Hezbollah si një grup terrorist.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nxjerrë një dekret përmes të cilit ka obliguar institucionet e vendit të krijojnë një listë të personave dhe grupeve e organizatave terroriste të përfshira në akte terroriste, të cilat do t’iu nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.
Autori Akri Çipa është ekspert për çështjet e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme. Shkrimi është botuar fillimisht në gazetën izraelite “The Jerusalem Post”.
Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, për vitin 2019, shpallën Laureat të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Azem Shkreli”, shkrimtarin Helmuth A Niederle. Me këtë çmim në edicionin e vitit 2016 është vlerësuar Ismail Kadare, ndërsa në vitin 2018 albanologu dhe përkthyesi Hans Hans-Joachim Lanksch.






