
Category: Masmedia
Faqja zyrtare e Chabad në Shtetet e Bashkuara, e cila i kushtohet judaizmit dhe lëvizjes të hebrenjve hasidikë ortodoksë në mbarë botën, i bëri jehonë ceremonisë së festës Hanukkah të organizuar në Shqipëri.
“The Times of Israel”: Shtëpia e Muhamet Biçakut, 83 vjeç, u shkatërrua gjatë fatkeqësisë së 26 nëntorit që mori jetën e të paktën 51 personave në kombin ballkanik. Gjatë Holokaustit, babai i Biçakut, Mefaili dhe vëllai i madh, Njaziu, strehuan rreth 20 familje hebreje
Gazeta e madhe izraelite, “Maariv”, i ka kushtuar një artikull, për misionin e ekspertëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në vend, ku veçon faktin se ekspertët izraelitë vlerësuan 150 ndërtesa, spitale, shkolla në Durrës, Tiranë dhe Krujë, ku mundësuan kthimin e rreth 1.600 familjeve në shtëpitë e tyre, si dhe morën vlerësime nga autoritetet më të larta shqiptare, përshirë Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin e vendit.
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ekipin izraelit i cili erdhi në vendin tonë për të vlerësuar dëmet në banesa pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Izraelitët janë në mesin e shumë inxhinierëve dhe ekspertëve të huaj që kanë mbërritur në ose do të drejtohen drejt Shqipërisë për të ndihmuar në përcaktimin dhe vlerësimin e ndërtesat, nëse janë të banueshme apo duhen shkatërruar për t’u ndërtuar nga e para.
Gazeta e madhe izraelite thekson vlerësimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama për ekipin e Ushtrisë Izraelite (IDF) që po teston ndertesat në Durrës, duke thënë se është ‘Nr.1′; teksa i dërgon videomesazh Netanyahut. (Artikulli i plotë)
Josef Lewkowicz ishte vetëm 14-vjeç kur iu dha detyra e tij e parë, të hiqte me lopatë dhe karrocë, sikletet e njerëzve në kampin e tmerrshëm të përqendrimit në Plaszow.
Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” : Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet.
Gazeta “The Jerusalem Post” citon kryeminstrin izraelit: “Ne e dimë se Shqipëria është një mik i mirë i Izraelit. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë”. Një ekip izraelit prej 10 vetash mbërriti në Tiranë, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar. “Ekipi i dërguar është një dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve,” tha Ministri i Jashtëm Izrael Katz.
Pas asaj që është tërmeti më i keq dhe ndoshta më vdekjeprurës në dekada, skuadrat shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë një nga Izraeli, po nxitojnë të lokalizojnë të mbijetuarit në ndërtesat e rrënuara dhe mes shkatërrimit.