Ambasadori Canaj takim me Herzog: Modeli i Diasporës Hebraike edhe për Shqipërinë

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Agjencisë Hebraike (Jewish Agency), Isaac Herzog, me të cilin bisedoi për fuqizimin e marrëdhënieve speciale midis shqiptarëve dhe hebrenjve.

Ambasadori Canaj takon kolonelin izraelit, Golan Vach: Faleminderit në emër të shqiptarëve

Takimi u zhvillua në zyrat e komandës së ushtrisë izraelite, në Bazën Ramla. Ambasadori Canaj e falënderoi atë për ekspertizën dhe kontributin e njësisë së drejtuar prej tij.

Ambasadori Canaj, takim me diasporën shqiptare nga Ukraina që punon në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga Karakurti i Ukrainës, të cilët tashmë punojnë në Izrael. Diskohet për perspektivën dhe intensifikimin e gjuhës dhe shkollës shqipe për komunitetin që jeton në Ukrainë.

Meta në Izrael në Forumin Botëror të Holokaustit, të pranishëm Putin dhe Macron

Presidenti shqiptar është i ftuar nga ai izraelit, Rivlin. Të pranishëm 30 krerë shtetesh, përfshirë edhe presidentët e Gjermanisë dhe Italisë. Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i cili do të zhvillohet, më 23 janar 2020.

Ditari 2019, një vit intensiv miqësie Shqipëri-Izrael

Viti 2019 i fuqizoi edhe më shumë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit. Ambasada e Izraelit në Tiranë, dhe ajo e Shqipërisë në Izrael patën një aktivitet të ngjeshur diplomatik, me takime të shumta me njerëz të politikës, biznesit, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme.

Erion Veliaj i dhuron “Kullën e Sahatit” kryebashkiakut hebre të Janinës, Moses Elisaf

Kryetari i Bashkisë së Janinës, Moses Elisaf: Diskutuam me kryebashkiakun Veliaj për historinë mes dy qyteteve dhe historinë e komunitetit hebre të Janinës dhe Shqipërisë, lidhjet e ngushta mes këtyre dy komuniteteve në të kaluarën.

Gazeta “Maariv”: Ekipi izraelit u nderua me medalje nga Shqipëria për kontributin e tij

Gazeta e madhe izraelite, “Maariv”, i ka kushtuar një artikull, për misionin e ekspertëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në vend, ku veçon faktin se ekspertët izraelitë vlerësuan 150 ndërtesa, spitale, shkolla në Durrës, Tiranë dhe Krujë, ku mundësuan kthimin e rreth 1.600 familjeve në shtëpitë e tyre, si dhe morën vlerësime nga autoritetet më të larta shqiptare, përshirë Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin e vendit.

Mision i kryer, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit videomesazh për Shqipërinë

Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Ekspertët izraelitë: Sot, dita jonë e fundit në Shqipëri, por jo nga shqiptarët

Koloneli izraelit, Golan Vach, tha se nesër ekipi i tij largohet nga Shqipëria, por do të vijojnë të mbajnë kontakte dhe të kërkojnë fotografi për çdo inspektim.

Binjakëzimi i qyteteve, ambasadori Canaj takon kryetarin e bashkisë Rishon LeZion, Raz Kinstlich

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me kryetarin e Bashkisë së Rishon LeZion, Raz Kinstlich, me të cilin diskutoi rreth mundësive për binjakëzimin me qytetet shqiptare.