Meta në Izrael në Forumin Botëror të Holokaustit, të pranishëm Putin dhe Macron

Presidenti shqiptar është i ftuar nga ai izraelit, Rivlin. Të pranishëm 30 krerë shtetesh, përfshirë edhe presidentët e Gjermanisë dhe Italisë. Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i cili do të zhvillohet, më 23 janar 2020.


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është një nga 30 krerët e shteteve nga e gjithë bota, i cili do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit, më 23 janar në Yad Vashem në Jeruzalem, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.

Forumi Botëror do të zhvillohet, më 23 janar 2020.

Sipas faqes së Yad Vashem, ku ndodhet edhe Muzeu i Holokaustit dhe do të zhvillohet Forumi, ftesën për të qenë të pranishëm e kanë konfirmuar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin; President i Francës, Emmanuel Macron; Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, President i Italisë Sergio Mattarella dhe Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen.

Drejtori i Yad Vashem, Avner Shalev, ministri i Jashtëm Yisrael Katz, Presidenti Rivlin dhe Moshe Kantor,  president i Fondacionit “Forumi Botëror i Holokokastit

 

Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i drejtuar nga presidenti Dr. Moshe Kantor, në bashkëpunim me Yad Vashem dhe nën kujdesin e Presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.

Presidenti Ilir Meta e ka vizituar Izraelin, në korrik të vitit 2017, kur ai ishte Kryetari i Kuvendit.

Foto nga vizita në Izrael, në korrik të vitit 2017, kur Ilir Meta ishte Kryetari i Kuvendit.

 

Gjatë paraqitjes së letrave krendenciale të ambasadorit të ri të Izraelit, Noah Gal Gendler, presidenti Ilir Meta i konfirmoi pranimin e ftesës së bërë nga homologu izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.

Artikuj të lidhur me Ilir Metën

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.