Historike! Shqipëria organizon “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit”

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement – CAM) do të organizojë për herë të parë “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” për të luftuar paragjykimet dhe fanatizmin. Flalime do të mbajnë midis të tjerëve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Gjithashtu, folës janë edhe Isaac Herzog, Kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin; Elan Carr, i Dërguari Speciale i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin e Luftës kundër Anti-Semitizmit; Omer Yankelevich, ministre e Çështjeve të Diasporës e Shtetit të Izraelit.

Konferenca e Antisemitizmit në Shqipëri, deputeti Balla bisedë me Robert Singer

Deputeti Taulant Balla, njëherësh kryetari i delegation delegacionit parlamentar në Parlamentin Europian, zhvilloi një bisedë me këshilltarin e Lartë në CAM, Robert Singer, ish-Drejtori i Ekzekutiv (CEO) CEO i Kongresit Hebre Botëror (World Jewish Congress) dhe Itai Hacham, menaxher i Projekti, në lidhje me Konferencën për Luftimin e Anti-Semitizmit që do të organizohet në Shqipëri.

Blerina Gjylameti: Shqipëria dhe Izraeli, marrëdhënie të shkëlqyera

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, ishte e pranishme në takim bashkë me Kreun e Grupit Parlamentar njëkohësisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler.

Balla takon Gendler: Bashkëpunim dhe investime izraelite në turizëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla takim me ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, një takim ky i fokusuar në marrëdhëniet në rritje mes dy vendeve tona, por edhe tek paqja dhe stabiliteti në rajon e Lindjen e Mesme.

Tërmeti/ Ekspertët izraelitë ndihmojnë familjen e ushtarakut shqiptar që shërben në Izrael, i japin mesazhin surprizues

Ekspertët zraelitët kanë vizituar familjen e një ushtaraku me origjinë shqiptare (Besart Dollma), që shërben në forcat ushtarake të Izraelit.