Rigels Lenja: Një vizitë në Jeruzalemin e 3 feve monoteiste, nga Kisha ku u varros Jezu Krishti, tek xhamia ku vdiq Muhamendi

Konkursi me temë “Eseja më e mirë”, që u zhvillua nga Ambasada e Izraelit në vendin tonë shpalli fitues studentin Rigels Lenja. Studenti i degës së Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë u shpall fitues me esenë me temë “Konflikti midis Hamasit dhe Izraelit”


Konkursi me temë “Eseja më e mirë”, që u zhvillua nga Ambasada e Izraelit në vendin tonë shpalli fitues studentin Rigels Lenja. Studenti i degës së Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë u shpall fitues me esenë me temë “Konflikti midis Hamasit dhe Izraelit”. I shpallur fitues nga ky konkurs, studenti Rigels Lenja zhvilloi një vizitë në shtetin e Izraelit, një vend që siç tregon dhe vetë e kishte mahnitur jo vetëm me zhvillimin e tij, por dhe me kulturën, traditën, historinë, arkitekturën. Në intervistën dhënë për gazetën, Lenja fitues dhe i “Medaljes së Artë” në Universitetin e Tiranës rrëfen detajet e këtij udhëtimit shumë mbresëlënës në shtetin e Izraelit, duke theksuar se në këtë shtet i kishte bërë shumë përshtypje që gjithmonë dija është ajo që vlerësohet. Sipas tij, edhe pse një vend i shoqëruar me konflikte ka treguar se është një shtet që ka arritur një superzhvillim.
-Në konkursin me temë “Eseja më e mirë’’ që zhvilloi Ambasada e Izraelit në vendin tonë ju u shpallët fitues. Çfarë mund të na thoni mbi këtë konkurs, i cili pati jo pak vëmendje nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe tema që ju zgjodhët?
Tema që zgjodha për të qenë pjesëmarrës në këtë konkurs kishte të bënte me Izraelin. Mua gjithmonë më ka pëlqyer historia e Lindjes së Mesme, duke qenë se dhe historia më pëlqen dhe si fushë. Në momentin që mora vesh që do të hapej një konkurs mbi historinë e kësaj zone vendosa të marr pjesë, pasi unë kisha dhe një background sa i takon konflikteve atje, për arsye të dëshirës që kisha pasur për të lexuar më herët. Ky konkurs u lançua nga muaji shkurt i këtij viti dhe u regjistrova pranë zyrave të Universitetit të Tiranës. Eseja ime për këtë konkurs ishte me temë “Konflikti midis Hamasit dhe Izraelit”. Më pas gjatë periudhës së përgatitjes u konsultova me një numër të caktuar bibliografish nga librat për të arritur në përfundimin e temës, që dorëzova gjatë konkursit që u zhvillua më 2 korrik.
-Përmes kësaj teme çfarë patët parasysh kur ju përgatitët esenë tuaj?
Duke qenë se terrorizmi është një fenomen shumë aktual sot dhe një nga problematikat e shoqërisë, ku e pamë dhe çfarë ndodhi në Francë para pak kohësh, mendova se duhet të bëj një trajtim në temën time se çfarë përfaqëson terrorizimi, dhe se si Izraeli siguron një mbijetesë, duke qenë se është i rrethuar nga organizata terroriste, Hamasi në rastin konkret, por dhe Hesbollahu, Al-Kaida, etj. Por konflikti me Hamasin midis Izraelit është një vazhdimësi e konfliktit arabo-izraelit, duke pasur parasysh se shtetet arabe nuk e kanë njohur Izraelin apo i kanë shpallur luftë, kanë arritur deri aty sa ti shpallnin luftë për çrrënjose të plotë këtij shteti. Gjatë gjithë periudhës së 1948 kur Izraeli shpalli pavarësinë dhe deri më sot janë zhvilluar një numër i madh konfliktesh, një numër i madh të vrarësh midis Izraelit dhe koalicionit të vendeve arabe. Duke qenë se nuk arritën dot ta zhduknin shtetin e izraelit janë detyruar të tërhiqen nga këto beteja dhe këtë rol tashmë e ka marrë Hamas. Nuk e kanë arritur këtë për arsye të potencialit ushtarak që ka ky shtet, por dhe potencialit ekonomik si dhe mbështetjen ndërkombëtare veçanërisht SHBA dhe botës perëndimore, janë detyruar të tërhiqen, dhe ka mbetur në fushën betejës vetëm Hamas, që financohet nga vendet e botës arabe, dhe në mënyrë të drejtpërdrejt nga Irani. E veçanta e terrorizmit të Hamas në ndryshim nga terrorizimi që ka Al-Kaida apo ISIS është se Hamas nuk i ka shpallur luftë gjithë botës, por vetëm shtetit të Izraelit. Ata e ndërthurin këtë luftë me besimin fetar të tyre, por në realitet është një luftë politike për territore, nuk është një luftë fetare apo xhihad siç shprehen ata.
-Konkursi u zhvillua në muajin korrik, si ishte pjesëmarrja për ju?
Konkursi u zhvillua në një nga auditoret e fakultetit të Tiranës, me prezencën e një komisioni përkatës që do të zgjidhte fituesit. Ishin përfaqësues të Ambasadës Izraelite në vendin tonë, konsulli dhe zëvendës ambasadori, si dhe tre pedagogë të fakultetit. Në fazën finale të konkursit referuan rreth 15 veta, pra 15 esetë më të mira nga ata që kishin aplikuar. Por unë e pashë se ishte garë e fortë ky konkurs, duke qenë se kishte dhe studentë të tjerë që kishin gati-gati të njëjtën temë si mua apo dhe të përafërt, por me sa kuptova komisioni e vlerësoi esenë time si më të mirën, duke pasur parasysh që kisha dhe një plus, pasi e paraqita në programin power point. Ajo që unë trajtoja mbi esenë ishte, mendoj shumë e mirë që njëkohësisht referohej dhe me pamje, sepse konflikti midis Hamasit dhe Izraelit është real.
-Deri tani ju folët mbi konkursin, esenë dhe punën tuaj studimore si student i degës së Historisë, por falë këtij konkursi ju ishit për një vizitë në Izrael. Cilat janë përshtypjet tuaja për këtë shtet gjatë vizitës suaj atje?
Kur shokët dhe miqtë e mi e morën vesh, që unë do të shkoja në Izrael, të gjithë përfytyruan sikur atje bëhej një luftë, duke pasur parasysh që Izraeli është dhe shumë pranë Sirisë, që siç e dimë që ka një konflikt të gjatë dhe një luftë të brendshme. Por kur shkova u habita, sepse ishte një vend që ka luftuar shumë, gati çdo dhjetë vjet ka pasur luftë të madhe me shumë beteja dhe ishte një shtet që kishte arritur një superzhvillim, superekonomi, ndërkohë që jetonin në një vend shkretinor, pasi Lindja e Mesme është me shumë shkretëtira dhe me klimë jo të përshtatshme për të jetuar. Por ky shtet kishte një superzhvillim, duke siguruar edhe ujë të pijshëm 24 orë. Veç kësaj u habita dhe nga dashuria vendase e popullit izraelit për Shqipërinë. Pothuajse të gjithë ata që takova e dinin faktin shumë të rëndësishëm, që dhe ne kemi si elemente të krenarisë sonë 103 vjet të shtetit shqiptar, që Luftën e Dytë Botërore ne e filluam me rreth 200 hebrenj në vitin 1939 dhe përfunduam në vitin 1945 me 3 mijë hebrenj, ndërkohë që vendet e tjera të Europës jo që nuk patën këtë shumëfishim, por patën dhe një numër të vrarësh deri diku në 6 milionë. Vizita ime u nda në dy pjesë, në atë turistike, që ishte në Telaviv dhe Jeruzalem, dhe ajo që mund të quajmë profesionale në një qytet pranë Rripit të Gazës, duke qenë se tema ime ishte rreth Hamasit për ta parë më pranë se çfarë ndodhte dhe si ishte gjendja. Por kujtimet më të bukura i kam nga Jeruzalemi ose siç njihet si qyteti i Davidit, një nga më të shenjtët në botë. I shenjtë për të tre besimet fetare, hebraikun, krishtërimin dhe islamin. Ndodhen tre tempujt më të rëndësishëm të tre besimeve fetare monotoiste, pra besimet në një zot. Vizita ime u ndal dhe në Murin e Lotëve në Jeruzalem, dhe kur miqtë e mi e morën vesh që do të shkoja këtu, që është një vend që lihen letrat duke shprehur disa dëshira, filluan duke thënë më dërgo letra, dhe përfundova me 35 letra për atje. Vendi i dytë i kultit, që vizitova ishte Kisha e Shpirtit të Shenjtë, vendi ku u varros Jezu Krishti, një supertempull, ndjeje një prezencë hyjnore. Pashë dhe Alakcën ose xhamia ku mendohet se vdiq Muhamendi dhe shpirti i tij u transmetua në qiell, dhe që është shumë pranë tempujve të tjerë.
-Çfarë spikaste në kulturën izraelite, pohuat se keni mbresa të veçanta nga ajo që njihet si Jeruzalemi i vjetër?
Sa i takon arkitekturës në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, e veçanta ishte që nga shekulli i 15 nuk kishte pasur asnjë ndërtim. Mund të kishte vetëm restaurime, dhe dukej sikur ti ishe kthyer gati 2000 vjet pas, duke qenë se është dhe një nga qytetet më të vjetra me histori dhe kulturë në botë. Me sa pashë, kishte turistë nga Amerika deri në Kinë, dhe ishin turistë që mbanin në dorë flamurin e tyre kombëtar për të mos humbur, duke qenë se kishte shumë turistë nga e gjithë bota në këtë qytet. Por në Telaviv dukej sikur ishte një vend, që nuk kishte pasur asnjëherë luftë, ndërsa Jeruzalemi i vjetër ishte më i prekshëm nga kjo se është dhe më afër kufirit me vendet arabe. Në Telaviv mund të gjeje nga hotelet më të famshëm në botë, ndërsa në Jeruzalem gjeje objekte kulture si të shekullit të dytë para erës sonë, etj., pra duke u kthyer shumë pas në histori, dhe ne që studiojmë histori na pëlqen shumë kjo pjesë.
-Ju u shprehët për një zhvillim të madh të këtij shteti, një vend që ka pasur konflikte, por me aq sa ju u njohët, çfarë ju bëri përshtypje në këtë zhvillim?
Izraeli është nga vendet që ka vuajtur më shumë nga terrorizmi, është nga vendet që është përballur që në ekzistencën e tij më 1948 kur u themelua si shtet, me terrorizmin dhe me konflikte, me luftën. E veçanta është që ata kanë arritur të zhvillohen dhe në këto kondita. Izraeli, megjithëse i vogël nga sipërfaqja dhe ka një popullsi rreth 8 milionë banorë, mendohet që 1.5 milion janë popullsi arabe që jetojnë në territorin e këtij shtetit të Izraelit. E veçanta e Izraelit për mendim tim është që ata nuk kultivojnë të paaftin. Edhe ai shtet ka të paaftë si çdo vend në botë, por nuk i kultivojnë, nuk i publikojnë dhe nuk u japin rol në shoqëri, që do të thotë, ai që nuk ka mundësi të përparojë në një fushë të caktuar bën një punë normale, por ai që ka diçka për të dhënë, ai që është i aftë për të sjellë dhe një risi mbrohet jo vetëm nga shteti, por mbrohet dhe nga persona që mund ti fusim në rangun e biznesmenëve. Me dijeninë time, Izraeli është një nga ato vende që ndihmojnë zhvillimin e shoqërisë, që investon 5 përqind të buxhetit shtetëror vetëm për kërkimin shkencor, ndërkohë që universiteti është gjë tjetër. Kjo duke u dhënë atyre potencial dhe mundësi për t’u zhvilluar tej kapaciteteve të tyre që kanë. Pra një popullsi me 8 milionë banorë me nivelin që ata kanë arritur, është i jashtëzakonshëm nëse e krahasojmë me SHBA-në, që janë 300 milionë banorë dhe e dimë se çfarë peshe ka sot SHBA në arenën ndërkombëtare, apo BE. E theksoj që në Izrael mundoheshin t’i jepnin një rol në shoqëri të aftit. Për mendimin tim edhe në shoqërinë e vendit tonë gjithçka duhet mbështetur tek dija, dikush që ka dijen nuk ka vetëm pushtetin, por ka dhe vetë jetën. Sigurisht që nuk jam për ç’ekzistencën e atyre që nuk kanë dije, por është më mirë që të kultivohet, të mbrohet, promovohet dhe zhvillohet dikush që e do dijen.  
Intervistoi: Julia Vrapi/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.