Mosad vodhi arkivin bërthamor të Iranit dhe e solli në Izrael brenda natës

Agjencia e spiunazhit e zbuloi atë në vitin 2016. Netanyahu e konsideroi si një nga “arritjet më të mëdha” të inteligjencës izraelite


Spiunët nga agjencia e spiunazhit izraelit, Mossad zbuluan vendndodhjen top-sekrete në një depo që përdorej për të ruajtur dosjet e armëve bërthamore të Iranit, hynë në ndërtesë, morën gjysmë ton dokumente dhe ia dolën t’i sillnin përsëri në Izrael po atë natë, shkruan gazeta izraelite “Times of Israel”.

Kryeministri Benjamin Netanjahu shpalli operacionin e guximshëm ndërsa ai shfaqi “thesarin” e dokumenteve në një prezantim që synonte të provonte se Irani gënjente rreth programit të fshehtë të armëve atomike.

Megjithatë, ai dha pak detaje se si dhe kur agjentët arritën ta merrnin atë, në atë që ai e quajti një nga “arritjet më të mëdha” të inteligjencës izraelite.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke prezantuar arkiven e vjedhur

 

Një zyrtar i lartë izraelit, i cili foli me kushtin e anonimitetit për të diskutuar një mision sekret, i tha “Neë York Times” se Mosad e kishte zbuluar depon në shkurt 2016 dhe kishte mbikëqyrte ndërtesën e që nga ajo kohë.

Agjentët hynë në ndërtesë një natë në janarin e kaluar, hoqën dokumentet origjinale dhe i sollën përsëri në Izrael të njëjtën natë, tha zyrtari, sipas gazetës.

Netanyahu dhe shefi i Mosad, Yossi Cohen

Presidenti i SHBA, Donald Trump u informua për operacionin nga e shefit të Mossad, Yossi Cohen gjatë një vizite të këtij të fundit në Uashington në janar, tha zyrtari.

Zyrtari tha se vonesa në bërjen publike të materialit ishte për shkak të kohës që duhej për të analizuar dokumentet, shumica e të cilave ishin në persisht.

Netanyahu e përshkroi arkivin si një “depo të shkatërruar” në rajonin Shorabad në pjesën jugore të Teheranit.

“Ky është vendi ku ruanin arkivat atomike. Pikërisht këtu. Pak iranianë e dinin se ku ai ishte, shumë pak, dhe gjithashtu vetëm disa izraelitë”, tha Netanyahu.

“Tani, nga jashtë, ky ishte një kompleks i pafajshëm. Duket si një depo e shkatërruar. Por nga brenda, ai përmbante arkivat e fshehta atomike të Iranit të mbyllur në dosje masive, “tha ai.

Ai tregoi një pamje të rreshtave të gjatë të kasafortave dhe tha se agjentët arritën të sjellin “gjysmë ton të materialit” që përbëhej nga 55,000 faqe dhe një tjetër 55,000 skeda të ruajtura në 183 CD.

Arkivi, tha ai, përmbante “dokumente inkriminuese, grafikët inkriminues, prezantime inkriminuese, projekte inkriminuese, fotografi inkriminuese, video inkriminuese e shumë të tjera.

“Ne e kemi ndarë këtë material me Shtetet e Bashkuara, dhe Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë vërtetësinë e tij,” tha ai për informacionin e marrë.

LEXO EDHE

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.