Memoriali kushtuar hebrenjve te Parku i Tiranës, David Harris: Faleminderit Shqipëri!

Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, ka mbetur i impresionuar nga memoriali kushtuar hebrenjve, që është vendosur në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.


Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, ka mbetur i impresionuar nga memoriali kushtuar hebrenjve, që është vendosur në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

“Unë pashë këtë vepër në parkun shqiptar. Fjalët e fundit janë: ‘Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milionë hebrenjtë e Europës, që u vranë dhe si dhe shqiptarët që me vetëmohim i mbrojtën hebrenjtë kur pjesa tjetër e botës nuk e bëri. Faleminderit Shqipëri”, shkruan Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee.

Memoriali është shkruar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe hebraisht.