Sjellja e shqiptarëve ndaj hebrenjve unike në botë!

Fjala e deputetit Taulant Balla në Konferencën Ballkanike kundër Antisemitizmit:


Nga Taulant Balla, Deputet PS

Shumë faleminderit bashkë-organizatorëve tanë, Lëvizjes për Luftën kundër Anti-Semitizmit, që kanë mbështetur nismën time për organizimin e këtij Forumi të parë ballkanik kundër anti-semitizmit.

Më lejoni gjithashtu t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju që po ndiqni virtualisht Forumin tonë, dhe shoh dhjetëra studentë nga universitetet e rajonit dhe nxënës të shkollave të mesme që po na ndjekin.

Shqipëria, përgjatë shekujve i ka rezistuar pushtimeve dhe zaptimeve të shumta. Ne e kemi kaluar këtë të shkuar të turbullt dhe kemi ndërtuar një demokraci të zhvilluar dhe stabilitet ekonomik.

Gjatë gjithë kësaj, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë kombëtare.

Ne kemi një gjuhë të lashtë, unike.

Më e rëndësishmja, Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme.

Historia e komunitetit hebraik të Shqipërisë ilustron më së miri vlerat mbi të cilat është ngritur vendi ynë.

Që në Shekullin e Dytë ka ekzistuar një prani e hebrenjve në Shqipëri, por në vitet 1930 numri i tyre është tkurrur në vetëm 200 persona.

Menjëherë pas pushtimit nazist të vendit tonë, në vitin 1943, ata shpejt shenjëstruan hebrenjtë e Shqipërisë.

Shqiptarët, të bashkuar, qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj.

Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre.

Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.

Zonja dhe zotërinj,

Populli shqiptar bëri një zgjedhje historike duke iu bashkuar aleancës më progresiste të kohës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për më shumë se shtatë dekada, morali i politikës botërore është ndërtuar mbi vlerat e anti-fashizmit.

Rendi botëror dhe paqja mbeten sot e do të vazhdojnë të qëndrojnë në themelet e anti-fashizmit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është një nga shprehjet më të shkëlqyeshme të anti-fashizmit të popullit tonë.

Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.

Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.

Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historisë së Shqipërisë nuk është një episod i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit mes shqiptarëve, pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi.

Një jetë e mbushur me “besë” është një jetë besimi të qëndrueshëm mes fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Ndaj, shpëtimi i vëllezërve tanë hebre nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit.

Ka qenë çështje nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar!

Bota e sotme është bërë e ndërlidhur. Po jetojmë sfida të vështira.

Evropa sot është një komunitet pa kufinj, multietnik, multikulturor dhe shumë gjuhësh.

Shqipëria është gati të ulet në një tryezë me BE-në dhe të negociojë për anëtarësimin e saj,

Deri ditën që do të jemi anëtar.

Dhe aty do të qëndrojmë krenarë, duke ndriçuar me vlerat tona themelore: humanizmin, mbrojtjen e atyre që janë në rrezik dhe tolerancën fetare.

Toleranca fetare dhe etnike mes shqiptarëve ka qenë historikisht e pandashme.

Evropës sot i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

Ndërsa më duhet ta përfundoj,

Jam shumë krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur një hap të rëndësishëm të enjten e javës së kaluar me miratimin unanim të përkufizimit të IHRA-s, gjë që mund të shërbejë si model për tu ndjekur nga parlamentet e tjera të rajonit.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.