Kemi nevojë për paqe dhe dashuri, jo për sulme terroriste dhe urrejtje

Nata e mbrëmshme i la shije të hidhur secilit njeri normal! Sulmet terroriste në Vjenë përveç që morën jetë njerëzish fatkeqësisht dëshmuan që urrejtja tek grupe të caktuara vetëm po vazhdon e po rritet. 


Nga Artina Hamitaga

Nata e mbrëmshme i la shije të hidhur secilit njeri normal!

Sulmet terroriste në Vjenë përveç që morën jetë njerëzish fatkeqësisht dëshmuan që urrejtja tek grupe të caktuara vetëm po vazhdon e po rritet.

Paramendoni çfarë rreziku paraqet një njeri i cili rritet, edukohet dhe jeton mbi baza të urrejtjes për dikë që nuk mendon ose nuk vepron njëlloj si ai.

Sipas të gjitha informatave, sulmet dje kishin qëllim komunitetin hebre në Vjenë, konkretisht Sinagogën, gjë që më bëri të reflektoj edhe më tepër për shkak se angazhimet e mia të kohëve të fundit lidhen me këtë komunitet.

Unë nuk e di se nga buron gjithë kjo urrejtje, nuk e di se si mundet një njeri të sulmojë dhe të vrasë njerëz të pafajshëm në mes të rrugës me misione absurde të krijuara në mendjen e tij, por një gjë e di sigurt që angazhimi im dhe kolegëve të mi ka për qëllim paqen në mes të njerëzve, duke respektuar dhe duke toleruar secilin mendim dhe njeri.

Ja një shembull:

Unë kam zgjedhur që duke e përkujtuar Holokaustin dhe duke treguar çka është Antisemitizmi të bashkëbisedojmë me disa shkolla të mesme dhe përmes kësaj të vëmë në pah që urrejtja asnjërit nga ne nuk i sjell dobi.

Te drejtat e njeriut, toleranca fetare, toleranca etnike, janë elemente kryesore për PAQE fillimisht ne vendin ku jetojmë e pastaj për gjithë botën.

Dje e kam kuptuar që ky mision nuk është fort i lehtë, por gjithashtu e kam kuptuar që është fort i rëndësishëm.

Do të isha fort krenare nëse përmes punës time do të arrija që qoftë vetëm një i ri të shpëtonte mendjen dhe shpirtin e tij nga mendime urryese dhe fatkeqësisht injorante që sjellin edhe katastrofa të tilla.

Ndërsa për Vjenën – qytetin tim të preferuar ndjej dhimbje të thellë!

??

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.