Frej takon Kurtin: Izraeli e konsideron të rëndësishme forcimin e lidhjeve me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti priti ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej, e cila është vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë.


Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pritën sot në takim ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej, e cila është vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin, si dhe u bisedua për mundësitë konkrete.

Ministri Frej tha se për shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme që të mbajë e forcojë lidhjet me Kosovën, teksa i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett.

Frej shprehu vullnetin për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, teksa shprehu interesimin e investitorëve izraelitë për investime në Kosovë.

“Ne jemi të hapur për mundësi të reja dhe së bashku do të arrijmë suksese”, tha ministri Frej.

Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi potencialin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, duke veçuar digjitalizimin si një nga objektivat në programin e Qeverisë.

Duke folur për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura, kryeministri theksoi se Qeveria synon ndërthurjen e rritjes ekonomike me drejtësi sociale. Ai tha se rritja ekonomike prej 10.53%, do të shpërndahet te qytetarët, nëpërmjet masave si këto të sotmet, duke iu referuar 100 eurove shtesë.

“Rritjen që e arrijmë bashkë do ta shpërndajmë te të gjithë”, tha Kurti.

Lidhur me aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vizitës së delegacionit të shtetit të Izraelit dhe projektet e bashkëpunimit të iniciuara në mes të dy vendeve, ministri Krasniqi veçoi marrëveshjet për binjakëzimin e tri komunave të Izraelit dhe tri komunave të Kosovës, si dhe ndihmën për spitalin pediatrik dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Ai tha se fushat e bashkëpunimit janë të shumta dhe se ato do të konkretizohen në plane të përbashkëta./RTK

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

“Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen prezantohet në Izrael

Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre…

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit