Marrëveshje historike Liban-Izrael për kufirin detar

Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike për përcaktimin e një kufiri detar të diskutueshëm mes tyre, pas vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara


Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike për përcaktimin e një kufiri detar të diskutueshëm mes tyre, pas vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, tha të martën kryeministri izraelit Yair Lapid.

Megjithëse me efekt të kufizuar, marrëveshja shënon një kompromis të rëndësishëm midis dy vendeve me një histori lufte dhe konflikti, duke i hapur rrugën eksplorimit të energjisë në det të hapur dhe duke eliminuar një burim tensionesh të kohëve të fundit.

Kjo është një arritje historike që do të forcojë sigurinë e Izraelit, do të sjellë miliarda për ekonominë e Izraelit dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e kufirit tonë verior,” tha zoti Lapid në një deklaratë.

Në Liban, presidenti Michel Aoun tha se kushtet e propozimit përfundimtar të Shteteve të Bashkuara ishin të kënaqshme dhe se ai shpresonte që marrëveshja të shpallej sa më shpejt që të ishte e mundur.

Pakti synon të zgjidhë një mosmarrëveshje territoriale në lindje të Detit Mesdhe, në një zonë ku Libani synon të bëjë eksplorime për gaz natyror. Izraeli nxjerr gaz natyror në fushat aty pranë.

Marrëveshja përcakton për herë të parë një kufi midis ujërave libaneze dhe izraelite dhe krijon një mekanizëm që të dyja vendet të marrin të ardhura nga një fushë gazi në det të hapur që ndodhet mes dy vendeve.

Marrëveshja nuk përfshin kufirin e përbashkët tokësor.

Negociatori libanez Elias Bou Saab i tha agjencisë Reuters se varianti përfundimtar i marrëveshjes “merr parasysh të gjitha kërkesat e Libanit”.

Izraeli ka bërë hapa përpara në drejtim të prodhimit dhe eksportimit të gazit natyror, por përpjekjet e Libanit janë penguar nga paraliza politike.

Gjetja e gazit do të ishte një ndihmë e madhe për Libanin, i cili është zhytur në krizë financiare që nga viti 2019 dhe mund të tejkalojë problemin e mungesës së prodhimit të energjisë elektrike të mjaftueshme për popullsinë e Libanit.

Zoti Lapid, i cili përballet me zgjedhje më 1 nëntor, planifikon të kërkojë miratimin e marrëveshjes nga kabineti i tij i sigurisë të mërkurën dhe më pas nga qeveria, përpara se ajo të paraqitet në parlament. Një zyrtar izraelit tha se miratimi përfundimtar pritet brenda tre javëve të ardhshme.

Instituti për Studimet e Sigurisë Kombëtare i Universitetit të Tel Avivit, e quajti marrëveshjen “të favorshme”.

“Një marrëveshje mes Izraelit dhe Libanit do të përbëjë një zhvillim themelor pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mund t’u hapë rrugën ndryshimeve të mëtejshme në marrëdhëniet midis tyre,” thuhet në një raport të tij. /Zëri i Amerikës/

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.