Izraeli i revokon lejen e udhëtimit ministrit të Jashtëm palestinez

Qeveria izraelite miratoi të premten disa hapa për të penalizuar palestinezët


Ministri i Jashtëm i autoritetit palestinez tha se, Izraeli i ka revokuar lejen e udhëtimit, pjesë e një sërë masash ndëshkuese kundër palestinezëve, të njoftuara të premten nga qeveria e re e vijës së ashpër të Izraelit.

Riad Malki tha në një deklaratë të dielën se po kthehej nga inaugurimi i presidentit brazilian, kur u informua se Izraeli i kishte anuluar lejet e udhëtimit, e cila u lëshohet zyrtarëve të lartë palestinezë.

Ky dokument u mundëson atyre të udhëtojnë lehtësisht brenda dhe jashtë Bregut Perëndimor, ndryshe nga palestinezët e zakonshëm. Vendimi nxjerr në pah linjën e ashpër që po ndjek tashmë qeveria e Izraelit ndaj palestinezëve, vetëm disa ditë pas marjes së mandatit të saj. Ai vjen në një kohë të rritjes së akteve të dhunës në Bregun Perëndimor. Mbetet e paqartë nëse e njëjta masë është ndërmarrë edhe për zyrtarë të tjerë palestinezë.

Qeveria izraelite miratoi të premten disa hapa për të penalizuar palestinezët, në shenjë hakmarrjeje ndaj nxitjes që ata po i bëjnë organin më të lartë gjyqësor të OKB-së për të dhënë opinionin e tij lidhur me territoret e pushtuara palestineze. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk janë të detyrueshme, por ato mund të kenë ndikim në opinionin botëror./ VOA

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.